Një ndër agregatët e rëndësishëm që duhet të mirëmbahet sipas një programi të caktuar janë edhe bateritë e mjeteve që operojnë me anë të energjisë elektrike.

Në jetëgjatësinë e operimit të një baterie me strukturë plumb-acid, janë disa faktorë që ndikojnë dhe kanë një rrol thelbësor. Injorimi i këtyre faktorëve bën që bateria të shkatërrohet shumë më përpara kohës së parashikuar. Bateritë industriale që përdoren në mjetet që përpunojnë ngarkesat, apo në të gjitha llojet e tjera të mjeteve që operojnë me energji elektrike, bateritë industriale që përdoren nëpër qendrat e ruajtjes së energjisë elektrike, kanë një kosto jo të vogël. Për këtë arsye injorimi i mirëmbajtjes së tyre sjell thjesht kosto më ë të larta. Nga ana tjetër, në këtë kohë kur e gjithë bota është orientuar seriozisht nga proçeset për ruajtjen e mjedisit, gjithnjë e më tepër do të jeni të detyruar të orientoheni edhe ju nga disponimi i mjeteve elektrike. Nisur nga këto fakte, ju tashmë duhet të keni në vemendje domosdoshmërisht faktin se bateritë duhet të mirëmbahen, nëse dëshironi të ulni shpenzimet dhe të jeni konkurent në treg. EMC shpk është partner i një ndër kompanive lider në botë për prodhimin e baterive industriale, siç dhe është kompania gjermane HOPPECKE. Përveç partneritetit HOPPECKE është për ne edhe një model që ne ndjekim për organizimin e punës tonë.

Falë trajnimeve të vazhdueshme në Gjermani dhe në ambientet e EMC shpk në Shqipëri, inxhinjerët dhe teknikët tanë, ne janë të aftë të kryejnë mirëmbajtjen dhe riparimin e baterive industriale të mjeteve të ndryshme. Me anë të pajisjeve të caktuara, teknikët tanë mund të kontrollojnë statusin e baterisë tuaj. Serioziteti dhe korrektësia e punonjësve tanë ju garanton një asistencë bashkëkohore dhe të vlefshme. Në asnjë rast të vetëm ju nuk do të gjeni tek punonjësit tanë ndërhyrje jo profesionale që mund t'ju dëmtojnë mjetin apo baterinë tuaj.    

image002image004 image006

Aktivitetet e mirëmbajtjes së baterive industriale ndiqen me rigorozitet nga teknikët tanë. Ata kanë njohuri të posaçme profesionale për kryerjen e proçeseve të mirëmbajtjes. Rradha e punës, materialet që përdoren, njohuritë mbi ndërtimin e baterisë dhe elementë të tjerë, garantojnë një performancë të lartë në kryerjen e proçeseve të mirëmbajtjes së baterive industriale.

image008

Duke filluar tek riparimi i kazanëve dhe duke vazhduar me komponentët përbërës të baterisë, teknikët tanë realizojnë proçeset më të mira të mundshme, për të zgjatur jetën e baterisë, pa kompromentuar në asnjë rast sigurinë. 

image010image012

Duke përdorur pjesë këmbimi origjinale të një cilësie shumë të lartë, teknikët tanë arrijnë të riparojnë bateritë industriale kur ky proçes ja vlen. Pa anashkaluar asnjë element, gjatë kontrollit të një baterie industriale teknikët tanë identifikojnë dhe evidentojnë komponentët e dëmtuar ose të dalë jashtë funksionit. Duke ju preventivuar të gjithë proçesin e ndërhyrjes mbi baterinë industriale, ne ju informojmë paraprakisht mbi kostot. Pas këtij proçesi vendimmarja Juaj bëhet më e thjeshtë dhe konkrtete.

image014image016 image018image020

Përveç këtyre proçeseve teknikët tanë janë të aftë t'ju rekomandojnë edhe kryerjen e përmirësive të mundshme në baterinë tuaj.    
Nëse jeni duke kërkuar një partner serioz dhe të qëndrueshëm për mirëmbajtjen e mjeteve tuaja dhe të agregatëve të tyre përbërës provoni të kontaktoni EMC shpk.

Misioni ynë

Misioni ynë është që të jemi një partner i denjë për t'ju shoqëruar në projektet tuaja të zhvillimit si dhe për t'u bërë pjesë e zgjidhjeve të problemeve të ndyshme teknike të impianteve, makinerive dhe pajisjeve tuaja të punës. Vlerat dhe parimet janë bazë e padiskutueshme në krijimin e mardhënieve bashkëpunuese me klientët tanë.