Shërbime të kërkuara nga klienti
Ju nuk dëshironi të kryeni një mirëmbajtje të programuar të baterive tuaja por dëshironi t’i mirëmbani ato kur ta shihni të arsyeshme.
Bazuar në kërkesën Tuaj, EMC shpk mund t’ju ofrojë shërbimet e mirëmbajtjes. Në një rast të tillë, teknikët tanë do të inspektojnë bateritë tuaja dhe do të përgatisin një raport mbi gjendjen e tyre. Në këtë raport do të përfshihet edhe preventive për kryerjen e ndërhyrjeve të duhura. Konfirmimi nga Ju për kryerjen e shërbimit i hap rrugë realizimit të proçesit.
Teknikët tanë, duke përdorur pajisjet e duhura dhe pjesë këmbimi origjinale HOPPECKE do të realizojnë ndërhyrje të specializuar.
Për çdo shërbim ju do të keni një raport të detajuar i cili në të gjitha rastet do të shoqërojë faturën tatimore.
Nëse ky shërbim do të kryhet në vazhdimësi, ne do të disponojmë të gjithë historikun e shërbimeve.
Nëse jeni të interesuar na kontaktoni.
Ne do t’ju përgjigjemi me korrektësi.