Shërbime të mirëmbajtjes së integruar

Shërbime të një niveli të caktuar profesional

Ju dispononi në kompaninë tuaj një ekip të mirëmbajtjes së aseteve. Megjithatë në rastet kur nevojitet ndërhyrje e specializuar, ju do të thërrisni specialist nga jashtë.

EMC shpk jua ofron këtë shërbim.

Duke ndërhyrë në  komponentët përbërës të baterisë, teknikët tanë realizojnë proçeset më të mira të mundshme, për të zgjatur jetën e baterisë, pa kompromentuar në asnjë rast sigurinë. 

   

Për çdo shërbim ju do të keni një raport të detajuar i cili në të gjitha rastet do të shoqërojë faturën tatimore.

Nëse ky shërbim do të kryhet në vazhdimësi, ne do të disponojmë të gjithë historikun e shërbimeve.

Nëse jeni të interesuar na kontaktoni.

Ne do t’ju përgjigjemi me korrektësi.

 

 

Misioni ynë

Misioni ynë është që të jemi një partner i denjë për t'ju shoqëruar në projektet tuaja të zhvillimit si dhe për t'u bërë pjesë e zgjidhjeve të problemeve të ndyshme teknike të impianteve, makinerive dhe pajisjeve tuaja të punës. Vlerat dhe parimet janë bazë e padiskutueshme në krijimin e mardhënieve bashkëpunuese me klientët tanë.