
Këto shërbime janë të dizenjuara për të mbajtur mjetet tuaja në gjendje të mire teknike dhe optimale pune por edhe per ti paraprire dhe shmangur difektet e mundshme dhe kostot e tyre. Bazuar ne Standartet e mundësuar nga Linde, për çdo makineri apo pajisje të prodhuar, rekomandohet kryerja e shërbimeve të mirëmbajtjes sipas një programi të caktuar. Në varësi të llojit dhe tipit të mjetit që dispononi ato kanë nevojë për mirëmbajtje çdo 500, 1000, 3000 orë pune. Duke përdorur vetëm pjesë këmbimi origjinale Linde, cilësia e shërbimit tonë është e garantuar. Të gjitha shërbimet e kryera në asetet tuaja, regjistrohen në një program kompiuterik të veçantë, duke krijuar në këtë mënyrë një historik të detajuar të mirëmbajtjes.
Ky shërbim ofron mundësinë e ndërhyrjes për çdo problem që mund të lindë në mjetet tuaja, në çdo moment që kërkohet. Shërbimi i mirëmbajtjes ‘sipas kërkesës’ është fleksibël dhe mund të realizohet kurdo që të jetë e nevojshme, duke siguruar që mjetet tuaja të kthehen në funksionim sa më shpejt dhe me efikasitet maksimal.
Për ata që kërkojnë mbështetje të plotë, ky shërbim ofron një paketë të plotë mirëmbajtjeje dhe riparimi, që përfshin të gjitha aspektet e nevojshme për të mbajtur mjetet në kushte optimale. Nga kontrolli i sistemit hidraulik, elektrike, deri te kontrollet e mekanizmave të ngritjes dhe të drejtimit, ky shërbim i plotë siguron funksionimin e pandërprerë të mjeteve dhe parandalon çdo problem të mundshëm që mund të ndodhi në të ardhmen.
Në rast se mjetet tuaja kanë nevojë për riparime, EMC ofron shërbime të shpejta dhe efikase për të zgjidhur çdo problem që mund të lindë tek mjetet tuaja. Inxhinierët dhe mekanikët tanë të kualifikuar janë gjithmonë të gatshëm për të reaguar dhe për të ofruar zgjidhje të sakta, duke përdorur vetëm pjesë këmbimi origjinale të Linde. Kjo siguron që riparimet të jenë të qëndrueshme dhe të kenë një performancë të lartë afatgjatë, duke minimizuar ndërprerjet e punës dhe duke garantuar funksionimin optimal të mjeteve tuaja.