
është partner zyrtar i kompanisë gjermane HANSA-FLEX AG. Që nga viti 2016, EMC ka nisur partneritetin me Hansa-Flex, një ndër kompanitë më të mëdha dhe më të besueshme në Europë për ofrimin e zgjidhjeve hidraulike perfshire dhe nje game shume te gjere te produkteve hidrualike. Ky partneritet ka mundësuar që EMC të ofrojë zgjidhje dhe produkte të avancuara që përmbushin standardet më të larta ndërkombëtare. Hansa-Flex nuk është thjesht një furnizues për ne – ajo është një pikë referimi në industrinë e sistemeve hidraulike, duke ofruar zgjidhje inovative dhe të besueshme për një gamë të gjerë sektorësh. EMC është krenare që ka mundësuar prezencën e Hansa-Flex në Shqipëri, pasi ajo ofron më shumë sesa produkte – ofron standarde dhe fleksibilitet për të adresuar nevojat e veçanta të çdo klienti. Me këtë partneritet, EMC siguron që klientët tanë të kenë qasje në disa nga produktet dhe zgjidhjet më të avancuara në industrinë hidraulike.
Ne ofrojmë një gamë të gjerë produktesh, duke filluar nga komponentët standard të hidraulikës, deri tek produktet hidraulike te personalizuara që përshtaten për cdo dege dhe cdo projekt në industri në përputhje me nevojat specifike të çdo klienti. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për pajisje hidraulike standarde, agregate apo sisteme hidraulike, ose zgjidhje të inxhinieruara posaçërisht për makineri të specializuara, EMC siguron që çdo pjesë e ofruar të jetë e projektuar për të përballuar kërkesat më të larta të industrisë dhe të jetë e përshtatshme për përdorim te sigurte dhe afatgjatë.
EMC ofron mbështetje të plotë për çdo fushë të hidraulikës, duke siguruar shërbime të personalizuara për çdo klient. Ekipi jonë i specializuar ofron konsulencë, instalim, mirëmbajtje dhe shërbime riparimi për çdo lloj sistemi hidraulik. Ne sigurojmë që çdo komponent të punojë në mënyrë optimale, të sigurtë, efikase dhe të jetë i qëndrueshëm në kohë.
Sipas parimit të Hansa-Flex "Geht nicht, gibt’s nicht" (Nuk ka gjë që nuk mund të bëhet), ne e përqafojmë këtë filozofi në çdo projekt që realizojmë. Çdo sfidë teknike ka një zgjidhje, dhe ekipi ynë inxhinierik në EMC punon me përkushtim për të ofruar zgjidhje që plotësojnë kërkesat unike të operacioneve tuaja. Nga riparimet e thjeshta deri te sistemet më komplekse hidraulike, angazhimi ynë për t'ju ofruar shërbime dhe zgjidhje cilësore mbetet i palëkundur.