EMC - Engineering, Maintenance Center Shpk

EMC është emëruar si partner zyrtar i Kompanise Gjermane Linde Material Handling GmbH për Shqipërinë që nga viti 2014. Gjatë këtyre viteve, ne kemi ndërtuar një strukturë të fortë dhe efikase për ofrimin e mjeteve dhe shërbimeve të mirëmbajtjes dhe riparimit, duke siguruar një mbështetje të vazhdueshme për klientët tanë. Produktet që ofrojmë:

  1. Mjete të reja
  2. Mjete të përdorura me garanci
  3. Mjete me qera
  1. Mirëmbajtja dhe Shërbimet
  2. Aksesorë

Mjetet e Reja & Aksesoret

Si distributori zyrtar i Linde Material Handling për Shqipërinë, EMC ofron gamën më të gjerë të mjeteve Linde të reja për sektorin e magazinimit, logjistikes dhe transportit. Ne ofrojmë zgjidhje të personalizuara për nevojat e çdo biznesi, duke siguruar që çdo makineri të jetë e përshtatshme për ambientin dhe kërkesat specifike të punës. Me produkte të njohura për teknologjinë e avancuar, performancën e lartë dhe besueshmërinë, ne sigurojmë që klientët tanë të kenë akses në mjetet Linde më të fundit, të cilët ofrojnë efikasitet maksimal dhe siguri. Ekipi ynë ofron mbështetje të plotë nga procesi i porositjes deri te dorëzimi dhe trajnimi, duke siguruar që çdo klient të ketë përvojën më të mirë me produktet Linde.

Mjetet e Reja & Aksesoret
Personalizimi dhe Aksesorët

Personalizimi dhe Aksesorët

Në EMC, ne ofrojmë mjete Linde të personalizuara plotësisht, të dizajnuara për t'iu përshtatur nevojave specifike të klientëve tanë dhe për të tejkaluar pritshmëritë e tyre. Nëpërmjet partneritetit tonë me KAUP, ne mund të ofrojmë një gamë të gjerë aksesorësh dhe pjesësh shtesë që mund të transformojnë mjetet Linde për t'i përshtatur çdo perpunimi te ngarkesave. Këto përfshijnë, por nuk kufizohen në, Pajisje te tilla si “side-shift” per levizje majtas -djathtas te thikave, “fork positioner” per hapje mbyllje te thikave, rotatorë, kapëse për ngarkesa apo thika teleskopike. Ne jemi te fokusuar në ofrimin e zgjidhjeve të personalizuara që përmbushin kërkesat e çdo klienti, duke marrë parasysh ambientin e punës, llojin e ngarkeses, parametrat e magazinës, volumet e punes dhe buxhetin e disponueshëm. Ne nuk ofrojmë thjesht atë që kemi në magazinë, por punojmë ngushtë me klientët për të gjetur dhe ofruar zgjidhjen më të mirë dhe më efektive për nevojat e tyre të veçanta. Kjo i mundëson klientëve tanë të arrijnë produktivitet maksimal duke siguruar që çdo detaj të jetë i përshtatur në mënyrë optimale për punën e tyre.

Mjetet e përdorura me garanci

EMC ju ofron edhe mjete të përdorura Linde të cilat kontrollohen nga stafi jonë perkates për të siguruar plotesimin e të gjitha kërkesat e nevojshme te klienteve. Ekipi jonë i specializuar njeh shumë mirë të gjithë gamën e produkteve që ofron Linde. Ndaj, në baze të informacionit të marrë nga ju dhe nga analiza paraprake e perbashket, ata do të jenë në gjendje t’ju orientojnë dhe tju asistojne në përzgjedhjen e mjetit më të përshtatshëm. Para se t’ju dorëzohen, mjetet i nënshtrohen një kontrolli rigoroz sipas standarteve te Linde Material Handling per mjetet e perdorura. Ne ju japim garanci për cdo mjet të cilin ne ofrojmë.

Mjetet e përdorura me garanci
Mjetet me qera

Mjetet me qera

EMC ofron mjete me qera, ne formen e Leasing operativ, ku kostot e mirëmbajtjes për periudhën e qirasë mbulohen plotësisht nga ne. Flota jonë e mjeteve me qera është gjithmonë e përditësuar dhe e mirëmbajtur sipas standardeve të larta. Kohëzgjatja e kontratës mund të variojë nga disa ditë deri në disa vjet, duke ofruar mundësi fleksibile për çdo lloj biznesi. Ne gjithashtu ofrojmë trajnime për stafin tuaj, duke siguruar sigurinë në punë dhe efikasitetin maksimal të përdorimit të mjeteve. Si një partner i besueshëm dhe me shumë eksperience në dhenjen me qera te mjeteve, EMC siguron zgjidhjen më të mirë ne bazë te kerkesave të klientëve tane.

Mirëmbajtja dhe Shërbimet

EMC është një kompani e specializuar në mirëmbajtjen dhe riparimin e mjeteve Linde, duke ndjekur praktikat më të mira ndërkombëtare. Ne ofrojmë shërbime të mirëmbajtjes dhe riparimit për të siguruar që mjetet tuaja të jenë gjithmonë në kushte optimale për punë. Për mjetet dhe pajisjet Linde që ju dispononi, EMC ju ofron:

Shërbime të mirëmbajtjes preventive të programuar: Këto shërbime janë të dizenjuara për të mbajtur mjetet tuaja në gjendje të mire teknike dhe optimale pune por edhe per ti paraprire dhe shmangur difektet e mundshme dhe kostot e tyre. Bazuar ne Standartet e mundësuar nga Linde, për çdo makineri apo pajisje të prodhuar, rekomandohet kryerja e shërbimeve të mirëmbajtjes sipas një programi të caktuar. Në varësi të llojit dhe tipit të mjetit që dispononi ato kanë nevojë për mirëmbajtje çdo 500, 1000, 3000 orë pune. Duke përdorur vetëm pjesë këmbimi origjinale Linde, cilësia e shërbimit tonë është e garantuar. Të gjitha shërbimet e kryera në asetet tuaja, regjistrohen në një program kompiuterik të veçantë, duke krijuar në këtë mënyrë një historik të detajuar të mirëmbajtjes.
Shërbime të mirëmbajtjes ‘sipas kërkesës’: Ky shërbim ofron mundësinë e ndërhyrjes për çdo problem që mund të lindë në mjetet tuaja, në çdo moment që kërkohet. Shërbimi i mirëmbajtjes ‘sipas kërkesës’ është fleksibël dhe mund të realizohet kurdo që të jetë e nevojshme, duke siguruar që mjetet tuaja të kthehen në funksionim sa më shpejt dhe me efikasitet maksimal.
Shërbime të mirëmbajtjes dhe riparimit të tipit ‘paketë e plotë’: Për ata që kërkojnë mbështetje të plotë, ky shërbim ofron një paketë të plotë mirëmbajtjeje dhe riparimi, që përfshin të gjitha aspektet e nevojshme për të mbajtur mjetet në kushte optimale. Nga kontrolli i sistemit hidraulik, elektrike, deri te kontrollet e mekanizmave të ngritjes dhe të drejtimit, ky shërbim i plotë siguron funksionimin e pandërprerë të mjeteve dhe parandalon çdo problem të mundshëm që mund të ndodhi në të ardhmen.
Riparime: Në rast se mjetet tuaja kanë nevojë për riparime, EMC ofron shërbime të shpejta dhe efikase për të zgjidhur çdo problem që mund të lindë tek mjetet tuaja. Inxhinierët dhe mekanikët tanë të kualifikuar janë gjithmonë të gatshëm për të reaguar dhe për të ofruar zgjidhje të sakta, duke përdorur vetëm pjesë këmbimi origjinale të Linde. Kjo siguron që riparimet të jenë të qëndrueshme dhe të kenë një performancë të lartë afatgjatë, duke minimizuar ndërprerjet e punës dhe duke garantuar funksionimin optimal të mjeteve tuaja.
Pjesët e këmbimit origjinale EMC siguron pjesë këmbimi origjinale për mjetet Linde. Vetëm këto pjesë mund të garantojnë performancën dhe qëndrueshmërinë që Linde ofron. Mjaft të na tregoni numrin serial të mjetit tuaj dhe ne do të jemi në gjendje të identifikojmë pjesën që ju duhet dhe t'ju sigurojmë atë shume shpejt. Mundesuar kjo nga nje Magazine gjitheperfshirese persa i perkete Pjeseve te kembimit te perdorimit te shpeshte por edhe nepermjet porosive ditore direkt nga Linde me nje afat levrimi prej 24 oresh.