
si partner i Hoppecke Batterien GmbH & Co KG, një nga liderët globalë në prodhimin e baterive industriale dhe sistemeve të energjisë, ofron një gamë të gjerë zgjidhjesh që përmbushin kërkesat më të larta për energjinë elektrike në industri të ndryshme. Me produkte që mbulojnë një gamë të gjerë aplikimesh dhe sisteme energjie, Hoppecke është një emër i njohur qe nga viti 1927, për sigurinë, besueshmërinë dhe jetëgjatësinë. Partneriteti me këtë kompani na mundëson të ofrojmë klientëve tanë akses në teknologji të avancuar dhe produkte të cilësisë më të lartë, të përshtatura për çdo lloj kërkese industriale. HOPPECKE është partneri i duhur për çdo nevojë energjetike, duke ofruar nder te tjera Baterite me teknologji më të avancuara dhe zgjidhje të personalizuara për çdo kërkesë.
EMC ofron mbështetje të plotë për përdorimin, mirëmbajtjen dhe instalimin e Baterive Hoppecke. Shërbimet tona përfshijnë këshillimin për zgjedhjen e produkteve më të përshtatshme, instalimin e Baterive dhe karikuesve, si dhe ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes për të siguruar që Mjetet dhe sistemet tuaja të funksionojnë pa ndërprerje. Pavarësisht nëse jeni duke përdorur bateri për aplikime të lëvizshmërisë, ruajtjen e energjisë diellore, apo sisteme UPS, EMC dhe Hoppecke janë këtu për t'ju mbështetur në çdo hap të rrugës.
Përveç baterive, Hoppecke ofron një gamë të gjerë karikuesish për të mbështetur jetëgjatësinë e baterive tuaja. Karikuesit janë të projektuar për të siguruar karikim të shpejtë dhe të sigurt të çdo tipi baterie, duke maksimizuar performancën dhe ulur kohën e nevojshme për karikim.
Hoppecke ofron gjithashtu një gamë të gjerë produktesh të tjera për menaxhimin dhe ruajtjen e energjisë, të cilat mund të përshtaten për nevojat specifike të industrise dhe aplikimeve perkatese.
Bateritë e Hoppecke trak | uplift me plumb të optimizuara për përdorim në mjete industriale (Forklift) është e pajisur me sistemin e lëvizjes së elektrolitit të cilësisë së lartë trak | air, i cili shkurtson kohën e karikimit dhe njëkohësisht rrit disponueshmërinë e baterisë. Gjithashtu, ky sistem ul nevojën për ujë dhe koston e energjisë. Sistemi parandalon në mënyrë efektive formimin e stratifikimit të acidit duke injektuar ajër selektivisht, duke rezultuar në stres minimal për baterinë krahasuar me metodat e tjera të përzierjes. Kjo mund të reduktojë numrin e baterive të nevojshme për zëvendësim dhe të zgjasë jetëgjatësine e shërbimit të baterive. Në kombinim me karikuesit HOPPECKE, bateria karikohet në mënyrë të butë dhe efikase. Falë mundësive për karikim të shpejtë dhe të ndërmjetëm, operacionet 24/7 janë të mundshme edhe me trak | air.
Nëpërmjet HOPPECKE Grid ne mund tju ofrojmë furnizim të sigurt me energji në rast emergjence. Bateritë për sisteme energjie të pandërprerë janë të dizejnuara për të siguruar energji të qëndrueshme dhe të vazhdueshme në çdo moment, kjo është veçanërisht e rëndësishme sektore të industrisë ku ndërprerjet e energjisë mund të kenë pasoja të rënda. Sistemet tona të besueshme të furnizimit me energji janë gjithmonë të gatshme për t'u operuar, duke mbrojtur njerëzit, mallrat dhe të dhënat. Sistemet e ruajtjes së energjisë HOPPECKE përdoren për të siguruar cilësinë dhe stabilitetin e rrjeteve të energjisë, si dhe për furnizim rezervë.
Hoppecke ofron bateri dhe sisteme të energjisë solare, të cilat janë ideale për përdorim në magazinimin e energjisë diellore. Këto sisteme ndihmojnë në optimizimin e përdorimit të burimeve të rinovueshme, duke kontribuar në ruajtjen e energjisë dhe uljen e kostove operacionale. Zgjidhjet e ofruara për ruajtjen e energjisë janë të përshtatshme për kompani industriale, operatorë të rrjeteve të energjisë, furnizues të energjisë, bujqësi, bashki dhe sektorë të tjerë publikë duke mundësuar përdorimin e sigurt dhe të optimizuar të energjisë së rinovueshme, si për aplikime në rrjet ashtu edhe jashtë tij. Në ndryshim nga bateritë për furnizim emergjent me energji, të cilat janë plotësisht të karikuara dhe presin përdorimin e tyre, bateritë sun|power duhet të jenë të afta për karikim dhe shkarkim ciklik gjatë gjithë periudhës së funksionimit. Për këtë lloj operimi, HOPPECKE ofron bateri plumbi të dizejnuara në formatet OpzS, OpzV dhe AGM, të cilat janë testuar dhe provuar gjatë shumë viteve dhe janë klasifikuar sipas standardit të fotovoltaikëve IEC 61427. Secila prej këtyre dizenjove ka avantazhe të veçanta dhe është e përshtatshme sipas kushteve të kërkuara.
Bateritë për transportin hekurudhor të Hoppecke janë të dizejnuara për të siguruar fuqi të qëndrueshme dhe të vazhdueshme për sistemet e trenave dhe transportin hekurudhor, duke mundësuar operacione të sigurta dhe efikase në këtë sektor. Bateritë e HOPPECKE, të dizejnuara për aplikime hekurudhore, ofrojnë performancë të shkëlqyer dhe janë të certifikuara sipas standardeve ndërkombëtare. Përveç kësaj, bateritë e plumbit ofrojnë besueshmëri të provuar dhe mund të përballojnë goditje dhe vibracione përtej kushteve tipike të përdorimit hekurudhor.