EMC është partner zyrtar i komapnisë gjermane të prodhimit të baterive industriale HOPPECKE

HOPPECKE e themeluar në vitin 1927 është sot një ndër kompanitë lider në botë për prodhimin e baterive industriale.

Më shumë se gjysma e kompanive më të mëdha në Gjermani janë klientë të HOPPECKE

EMC shpk është krenare që ka bërë të mundur prezencën e këtyre produkteve cilësore në Shqipëri. Bateritë industriale HOPPECKE ndahen në 4 grupe të mëdha përsa i përket fushës në të cilën ato aplikohen

TRAK (Bateritë për mjetet që operojnë me bateri për lëvizjen dhe kryerjen e punëve)

Në këtë grup bëjnë pjesë bateritë që ushqejnë të gjitha mjetet që sistemin e lëvizjes dhe të operimit i kane me energji elektrike. Pavarësisht destinacionit të funksionimit të tyre, qoftë ky tregëtar apo industrial, bateritë HOPPECKE janë një zgjedhje e shkëlqyer. bateritë për këtë fushë të aplikimit mund të prodhohen me mënyra të ndryshme për të cilat HOPPECKE garanton një cilësi fantastike. Bateri me acid, bateri me Lithium-ion, bateri me fibra me strukturë nikeli FNC ofrohen sipas kërkesës tuaja. Teknologjia HOPPECKE garanton fuqi për të gjitha llojet e mjeteve elektrike duke filluar nga mjetet ngritëse, mjetet tregëtare, autobusët, anijet, mjetet e invalidëve, pajisjet pastruese, etj, etj
GRID (Bateritë për furnizimin e pandërprerë me energji elektrike)

Sistemet e ruajtjes (magazinimit) të energjisë elektrike të ofruara nga HOPPECKE janë zgjidhja më efektive për të garantuar energji të pandërprerë dhe për mbrojtjen ndaj ndërprerjes së menjëhershme të energjisë. Energjia e pandërprerë është jetësore në disa industri që operojnë me makineri të ndjeshme ndaj ndërprerjeve të energjisë elektrike, është jetësore në aeroporte, spitale dhe qendra të tjera. Furnizimi me energji të pandërprerë është gjithnjë e më i rëndësishëm pasi aparaturat elektronike janë shumë të ndjeshme. Për këtë arsye bateritë e prodhuara nga Hoppecke janë të një cilësie shumë të lartë dhe me një jetëgjatësi të madhe. Përdorimi më i zakoshëm i këtyre baterive është në fushat e prodhimit dhe të shpërndarjes së energjisë elektrike, në sistemet e rregullimit të frekuencave, ne sistemet e shndërrimit të rrymës alternative ne rrymë të vazhduar, në sistemet i sigurisë, në sistemet e operimit dhe të kontrollit, në godinat publike, në anije dhe në kroçera, etj, etj.
SUN (Bateritë për magazinimin e energjise së prodhuar nga dielli dhe era)

Ruajtja e energjisë së prodhuar nga elementët fotovoltaik ose e energjisë së prodhuar nga era është një ndihmesë e madhe për ato operatorë që kanë instaluar sisteme të tilla të prodhimit të energjisë. Kjo energji e rinovueshme mund të ruhet nëpërmjet sistemeve HOPPECKE në shtëpitë tuaja ose në bisneset tuaja. Bateritë HOPPECKE të aplikimit SUN kanë një cilësi të lartë pasi ato kanë kapacitet të madh të ruajtjes së energjisë dhe një jetëgjatësi relativisht të lartë. Këto bateri mund të përdoren nga të gjithë njerëzit, gjitha bashkitë dhe komunat, bisneset e vogla apo dhe industritë që duan të përdorin vetë energjinë e prodhuar nga dielli ose era. Gjithashtu këto bateri mund të përdoren edhe në qendrat shëndetësore apo dhe për sistemet e ndriçimit emergjent. Pajisjet teknike, si për shembull sistemet e sinjalistikës apo dhe ndriçuesit e rrugës mund të përdorin bateri të tilla cilësore. 
RAIL (Bateritë për funksionimin e trenave)

Këto bateri përdoren në trena dhe në metro. Ato janë të dizenjuara të punojnë në temperatura ekstreme, si në temperaturat e larta ashtu edhe në temperatura të ulëta. Përveç teknologjisë ekskluzive të prodhimit të baterive FNC (me fibra me strukturë nikeli) HOPPECKE ofron edhe bateri Li-ION dhe bateri me acid. HOPPECKE ka furnizuar me rreth 2.5 milion çela baterishë FNC klientët e saj të sektorit hekurudhor, në të gjithë botën. Ky sukses i dedikohet teknologjisë inovative FNC e cila ka disa avantazhe kundrejt teknologjive të tjera. Gjithashtu për këtë sektor ofrohen edhe bateritë Lithium-ion të përbëra nga modulet bazë prej 24V ose 110 V. Edhe bateritë me plumb-acid mund të përdoren në këtë sektor. Këto bateri gjejnë përdorim në trena, metro, lokomotiva dhe vagonë, stacionet e trenit, mjetet e veçanta të transportit.

Misioni ynë

Misioni ynë është që të jemi një partner i denjë për t'ju shoqëruar në projektet tuaja të zhvillimit si dhe për t'u bërë pjesë e zgjidhjeve të problemeve të ndyshme teknike të impianteve, makinerive dhe pajisjeve tuaja të punës. Vlerat dhe parimet janë bazë e padiskutueshme në krijimin e mardhënieve bashkëpunuese me klientët tanë.