Ruajtja e energjisë së prodhuar nga elementët fotovoltaik ose e energjisë së prodhuar nga era është një ndihmesë e madhe për ato operatorë që kanë instaluar sisteme të tilla të prodhimit të energjisë. Kjo energji e rinovueshme mund të ruhet nëpërmjet sistemeve HOPPECKE në shtëpitë tuaja ose në bisneset tuaja. Bateritë HOPPECKE të aplikimit SUN kanë një cilësi të lartë pasi ato kanë kapacitet të madh të ruajtjes së energjisë dhe një jetëgjatësi relativisht të madhe. Këto bateri mund të përdoren nga të gjithë njerëzit, gjitha bashkitë dhe komunat, bisneset e vogla apo dhe industritë që duan të përdorin vetë energjinë e prodhuar nga dielli ose era. Gjithashtu këto bateri mund të përdoren edhe në qendrat shëndetësore apo dhe për sistemet e ndriçimit emergjent. Pajisjet teknike, si për shembull sistemet e sinjalistikës apo dhe ndriçuesit e rrugës mund të përdorin bateri të tilla cilësore.