Tubat hidraulik fleksibël janë të shumëllojshme.
Në sistemet hidraulike të impianteve dhe makinerive industriale dhe në sistemet hidraulike të makinerive dhe pajisjeve të lëvizshme përzgjedhja e tubave hidraulik bëhet mbi bazën e karakteristikave të ndryshme.
Nisur nga ky fakt është shumë e rëndësishme që në rastet e ndërrimit të tubave të respektohen karakteristikat e sistemit.
Prandaj ju duhet të zgjidhni tubin që ju duhet dhe jo tubin që ju japin.
Në katalogun e tubave të sistemeve hidraulike tregohet të gjitha llojet e tubave dhe të gjitha llojet e rakordeve për të gjitha llojet e standarteve që ekzistojnë.
Teknikët tuaj duhet të mësojnë të përzgjedhin tubin e duhur, rakordet e duhura.
Shkarkoni katalogun tubave të sistemeve hidraulike dhe rakorderive të tyre.
Aty do të gjeni informacione të shumta mbi fushën e aplikimit, përmasat dhe shumë e shumë karakteristika të tjera të nevojshme.