Në sistemet hidraulike, kur transmetohet vaji me presion, nga një komponent në tjetrin lindin forca të konsiderueshme.
Këto forca bëhen shkak që komponentët hidraulik të lëvizin ose të vibrojnë.
Për këtë arsye fiksimi i komponentëve hidraulik është një detyrim.
Kur impiantet, makineritë ose pajisjet që operojnë me sistem hidraulik, janë të reja, ato i kanë të fiksuar të gjithë komponentët, ashtu siç duhet.
Me ndërhyrjet e teknikëve, sidomos kur ato nuk i kanë njohuritë e duhura, shpesh këto komponentë injorohen. Edhe në rastet kur ato dëmtohen, janë tërësisht jashtë vemendjes së personave përgjegjës.
Mos e harroni asnjëherë. Në një impiant, makineri apo pajisje asgjë nuk është vendosur 'kot'. Çdo komponent sado i vogël që të jetë e ka një funksion.
Ndaj kushtojini vëmendjen e duhur çdo detaji, në këtë rast edhe komponentëve të teknologjisë së montimit.
Hansa Flex si një furnitor i jashtëzakonshëm i komponentëve të sistemeve hidraulike, ofron një gamë të gjerë të këtyre produkteve, të gjitha shumë cilësorë.
Në përmbledhjen e mëposhtëme Ju do të gjeni grupimin e këtyre komponentëve, ndërsa në katalogun përkatës një informacion shumë më të detajuar.
Shkarkoni katalogun Teknologjia e Montimit.
Aty do të gjeni informacione të shumta mbi fushën e aplikimit, përmasat dhe shumë e shumë karakteristika të tjera të nevojshme.