Guarnicionet janë një pjesë e pandarë e sistemeve hidraulike. Ato gjenden tek cilindrat, pompat, valvolat, rakorderitë dhe tek pothuajse të gjithë komponentët hidraulik.
Rëndësia e guarnicioneve dihet dhe është e kuptueshme nga të gjithë.
Ndërkohë që falë teknologjive shumë të përparuara të prodhimit, kostot e tyre janë modeste në krahasim me të gjithë komponentët e tjerë hidraulik.
Por ajo që merr kuptim me të vërtetë në kuadrin e kostove, është fakti që sa kohë harxhohet për të ndërruar një guarnicion.
Shpesh ju duhet të zmontoni shumë komponentë për të zëvendësuar thjeshtë një guarnicion që nuk izolon rrjedhjen e vajit hidraulik.
Në këtë rast imagjinoni sikur të mos të keni zgjedhur guarnicionin e duhur, apo akoma më keq sikur të keni vendosur një guarnicion me cilësi të panjohur.
Shohim shpesh teknik që i zgjedhin guarnicionet thjeshtë duke i parë me sy.
Nëse ky veprim do të ishte i saktë, atëherë përse ekzistojnë një numër shumë i madh përmasash për gurnicionet?
Në programin e trajnimit që EMC shpk ka përgatitur për trajnimin e teknikëve të mesëm dhe teknikëve të lartë, ekziston një material i detajuar në lidhje me guarnicionet.
Aty shpjegohen qartë mënyrat e përzgjedhjes, materialeve, proçedurave të instalimit të tyre etj.
Në përmbledhjen e mëposhtëme tregohen guarnicionet e grupuara sipas një llogjike të caktuar.
Në katalogun e guarnicioneve ju do të gjeni informacion të detajuar.
Shkarkoni katalogun e guarnicioneve.
Aty do të gjeni informacione të shumta mbi fushën e aplikimit, përmasat dhe shumë e shumë karakteristika të tjera të nevojshme.