Filtrat dhe aksesorët e tyre

Filtrimi i vajit hidraulik në sistemet hidraulike është një ndër proçeset më të rëndësishme.                                                    
Kur vaji hidraulik nuk ka nivelin e duhur të pastërtisë ai është shkaktar i 80% të defekteve që ndodhin në sistemet hidraulike.    
Nisur nga ky fakt i dalë nga evidencat e kompanive më të mëdha në botë, kuptohet menjëherë që nëse ju nuk mirëmbani vajin hidraulik, ju jeni duke ja shkaktuar vetë defektin impiantit, makinerisë ose pajisjes tuaj.    
Filtrat që ofrohen sot në treg janë të shumëllojshëm, jo vetëm nga forma por edhe nga cilësia.    
Nënvlerësimi i cilësisë së filtrave hidraulik do t'ju bëj të shpenzoni shumë më tepër para për makinerinë tuaj.    
Shpesh ky proçes nuk kryhet për mungesë vëmendje dhe për mungesë njohurish.    
EMC shpk ka studiuar dhe po studion me intesitet të lartë çdo gjë mbi sistemet hidraulike, ndaj dhe sot është e aftë jo vetëm të identifikojë dhe riparojë defektet më të vështira por edhe të asistojë në trajnimin e teknikëve.
Në sistemet hidraulike filtrat janë nga më të ndryshmit.     
Në përmbjedhjen e mëposhtëme ju do të mund të identifikoni grupimet e filtrave dhe aksesorëve të tyre ndërkohë që një informacion shumë më të detajuar do ta gjeni në katalogët që mund t'i shkarkoni menjëherë. 

Shkarkoni katalogun e filtrave hidraulik dhe aksesorëve të tyre.     
Aty do të gjeni informacione të shumta mbi fushën e aplikimit, përmasat dhe shumë e shumë karakteristika të tjera të nevojshme.

PERMBLEDHJE

1. Filtrat e linjes se thithjes

1. Filtrat e linjes se thithjes

2. Filtrat e linjave te rikthimit

2. Filtrat e linjave te rikthimit

3. Filtrat spin-on

3. Filtrat spin-on

4. Filtrat e linjave te presionit

4. Filtrat e linjave te presionit

5. Filtrat absorbues

5. Filtrat absorbues

6. Aksesoret per filtrat

6. Aksesoret per filtrat

 

 

 

Misioni ynë

Misioni ynë është që të jemi një partner i denjë për t'ju shoqëruar në projektet tuaja të zhvillimit si dhe për t'u bërë pjesë e zgjidhjeve të problemeve të ndyshme teknike të impianteve, makinerive dhe pajisjeve tuaja të punës. Vlerat dhe parimet janë bazë e padiskutueshme në krijimin e mardhënieve bashkëpunuese me klientët tanë.