Mirëmbajtja është kombinimi i të gjitha veprimeve teknike dhe administrative, shoqëruar edhe me veprimet e supervizionit, të orientuara të mbajnë ose të risjellin një aset në gjendjen që ajo të mund të kryej funksionet e kërkuara

Në vendin tonë mirëmbajtja e aseteve është një koncept i anashkaluar pasi në përgjithësi kompanitë janë të orientuara për nga riparimi i tyre, kur ato pësojnë defekte dhe ndalojnë së funksionuari.
Në fakt ka një diferencë të madhe midis riparimit dhe mirëmbajtjes pasi proçesi i riparimit është thjeshtë vetëm njëri prej proçeseve që duhet të kryhet domosdoshmërisht mbi një aset.
Eshte e vërtetuar shkencërisht që kostot e riparimit janë gati sa dyfishi i kostove të mirëmbajtjes.
E megjithatë përsëri vendimmarësit preferojnë të kryejnë riparimin e aseteve dhe jo t'i mirëmbajnë ato.
Arsyet e kësaj qasje janë të shumta, duke filluar nga mungesa në treg  e kompanive të organiazuara për ofrimin e shërbimeve të mirëfillta të mirëmbajtjes e deri tek paaftësia për të evidentuar kostot reale të operimit.
Për një aset, kostoja e blerjes është thjeshtë maja e ajsbergut. Kostot e fshehura që përbëjnë edhe kostot më të mëdha janë kostot e operimit. Nëse kostot e operimit fillohet të mbahen në kontroll, atëherë të gjithë do të fillojnë të orientohen për nga mirëmbajtja e organizuar e aseteve.  
EMC është një kompani e organizuar për ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe riparimit të impianteve, makinerive dhe pajisjeve të punës. Ne jemi të bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare dhe në të njëjtën kohë kemi krijuar mardhënie bashkëpunimi me kompani lider në tregun botëror.
Falë modelit të organizimit të marrë prej tyre dhe seriozitetit tonë për të studiuar thellësisht në këtë fushë, ne ofrojmë shërbime cilësore dhe korrekte.

“Mirëmbajtja është kombinimi i të gjitha veprimeve teknike dhe administrative, shoqëruar edhe me veprimet e supervizionit, të orientuara të mbajnë ose të risjellin një aset në gjendjen që ai të mund të kryej funksionet e kërkuara”  

image003image004 image006 image008

Bazuar në këtë përkufizim, ne kemi ndërtuar infrastrukturën e nevojshme dhe kami siguruar pajisjet e duhura të cilat përdoren nga një ekip i specializuar me teknikë të lartë dhe të mesëm.    
Ne disponojmë një program kompiuterik modern i cili menaxhon të gjithë veprimtarinë e figurave profesionale që disponon kompania jonë.     
Ne jemi një ekip serioz i cili e ka bazuar rezultatin e tij vetëm tek impenjimi serioz dhe korrekt.     
Nisur nga njohuritë që kemi dhe eksperienca e madhe në organizimin e punës, kemi realizuar kontrata të rëndësishme për mirëmbajtjen e aseteve të ndryshme dhe kemi zgjidhur probleme të ndërlikuara të sistemeve operative të makinerive dhe pajisjeve.    
Në strukturën e EMC bëjnë pjesë inxhinjerë mekanik, inxhinjer elektronik, teknik të lartë dhe të mesëm të specializuar sidomos për sistemet hidrostatike, hidrodinamike,  elektro-hidraulike dhe servo-hidraulike, etj.     
Prania e sistemeve hidro-mekanike në industri është shumë e gjerë. Këto sisteme do të ekzistojnë gjithmonë dhe do të vazhdojnë të përmirësohen sepse HIDRAULIKA ofron raportin më të mirë ne lidhje me fuqinë, koston dhe përmasat gabarite.    
Teknikët tanë trajnohen në mënyrë të vazhduar bazuar në një program të përgatitur nga EMC shpk.   
Bashkëpunimi me LINDE Material Handling na garanton jo vetëm cilësi të madhe në ofrimin e shërbimeve por edhe një mbështetje të madhe për njohjen e sekreteve të hidraulikës.    
Bashkëpunimi me HOPPECKE jo vetem na garanton ofrimin e baterive industriale me nje cilesi te shkëlqyer por edhe një mbështetje të madhe për t'u specializuar në fushën elektrike.      
Bashkëpunimi me HANSA FLEX, një kompani unike në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve për hidraulikën dhe pneumatikën industriale, jo vetëm që na jep mundësinë t'ju ofrojmë produkte cilësore por na shërben edhe si një model i jashtëzakonshëm për organizimin e mirëmbajtjes së hidraulikës industriale. 
Bashkëpunimi me NILFISK na jep mundesinë t'ju ofrojmë produkte të shkëlqyera industriale dhe profesionale për pastrimin e ambienteve te punës tuaj.    
Tashmë ne besojmë se jemi të denjë të komunikojmë me ju, për të përmirësuar mirëmbajtjen e aseteve tuaja.

Klikoni më poshtë.

Misioni ynë

Misioni ynë është që të jemi një partner i denjë për t'ju shoqëruar në projektet tuaja të zhvillimit si dhe për t'u bërë pjesë e zgjidhjeve të problemeve të ndyshme teknike të impianteve, makinerive dhe pajisjeve tuaja të punës. Vlerat dhe parimet janë bazë e padiskutueshme në krijimin e mardhënieve bashkëpunuese me klientët tanë.