Ne kemi objektiv të sjellim, në Shqipëri, një mentalitet të ri për mirëmbajtjen e aseteve industriale. 

Ne kemi objektiv të sjellim një nivel të ri të cilësisë së mirëmbajtjes së aseteve industriale në kompanitë shqiptare.

Ne kemi objektiv të realizojmë raportin më të mirë cilësi/çmim për produktet dhe shërbimet që ju ofrojmë.

Ne duam të jemi zgjidhja e parë për ju.

Ne besojmë fort në zhvillimin e bisneseve në vend pasi herët a vonë do të jemi pjesë e familjes së madhe europiane, ndaj dhe kemi vendosur të punojnë pa pushim për t'u zhvilluar. 

Vlerat dhe parimet janë bazë e padiskutueshme në krijimin e mardhënieve bashkëpunuese me klientët tanë.

  Solidariteti 

  • EMC ka vlersimin më të madh për klientët e saj dhe i trajton ata me respekt,
  • Ne jemi të hapur për të bashkëpunuar me bisneset në tërësi,
  • Ne komunikojme me klientët hapur dhe me ndershmëri,
  • Ne respektojmë konfidencialitetin në komunikimet me klientet.

 Përgjegjshmëria

  •  Ne jemi të orientuar drejt cilësisë,
  •  Ne inkurajojmë punonjësit tanë për të ofruar më të mirën në kryerjen e shërbimeve,
  • Ne i vlerësojmë në mënyrë kritike gjithë opinionet e klientëve,
  • Ne respektojmë maksimalisht kushtet e vendosura nga klientet tanë.

 Besueshmëria

  • Ne i mbajmë premtimet tona,
  • Ne besojmë tek klientët tanë,
  • Ne besojmë tek punonjësit tanë,
  • Ne reflektojmë siguri.

 Zhvillimi

  • Ne zhvillojme shërbime inovative,
  • Ne çdo ditë e më shumë zhvillojmë ekspertizën e punonjësve,
  • Ne inkurajojmë vazhdimisht punonjësit,
  • Ne suportojmë partnerët tanë të bisnesit dhe zhvillojmë kurse trajnimi.