EMC (Engineering, Maintenance Center) është një kompani e organizuar për ofrimin e produkteve cilësore, shërbimeve të mirëmbajtjes dhe riparimit të impianteve, makinerive dhe pajisjeve të sektorëve të ndryshëm të industrisë .

Ajo është e organizuar sipas praktikave më të mira ndërkombëtare si nga ana teknike- profesionale ashtu edhe nga ana administative. 

Ekipi ynë i punës përbëhet nga inxhinjer të kualifikuar, teknik të lartë dhe të mesëm, të cilët kryejnë me kompetencë shërbimet teknike në impiantet, makineritë dhe pajisjet industriale.

Ne kemi krijuar lidhje të shumta me partnerë të rëndësishëm EUROPIAN me qëllim garantimin e produkteve cilësore. Gjithashtu, me këto partner, ne jemi në komunikim të vazhdueshëm për të garantuar asistencë teknike për problemet që dalin jashtë kompetencës së teknikëve tanë.

Menaxhimi i kompanisë mbështetet në sisteme moderne kompiuterike dhe në eksperiencën shumë vjeçare të personave kyç të saj. 

Suksesi ynë bazohet në studimin e vazhdueshëm të praktikave më të mira europiane dhe në trajnimin e pandërprerë të punonjësve të kompanisë.

Siguria në punë dhe respektimi i ambientit janë shoqëruese të pandara në trajektoren tonë të zhvillimit.