Përdorimi i pjesëve të këmbimit jo origjinale jo vetëm që krijon probleme në cilësinë e funksionimit të mjetit por janë evidentuar edhe raste që kanë sjellë rrezikshmëri të lartë në punë.

EMC ju siguron pjesët e këmbimit origjinale për mjetet LINDE.

Mjaft të na tregoni numrin serial të mjetit tuaj dhe ne do të jemi në gjendje të identifikojmë pjesën që ju duhet.

Teknikët tanë mund t’ju asistojnë për të përzgjedhur pjesën e duhur.

Pjesët e këmbimit që ju nevojiten mund të gjenden në magazinën tonë ose mund të ofrohen brenda një afati të shkurtër kohor.

   

Askush në Shqipëri nuk mund t’ju ofrojë pjesë këmbimi origjinale për mjetet LINDE me çmim më të mirë dhe në kohë më të shkurtër se EMC.

Nëse jeni të interesuar, Ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni në adresën: info@emc.com.al ose a.copja@emc.com.al si dhe në numrin e telefonit +355 692055661.

Misioni ynë

Misioni ynë është që të jemi një partner i denjë për t'ju shoqëruar në projektet tuaja të zhvillimit si dhe për t'u bërë pjesë e zgjidhjeve të problemeve të ndyshme teknike të impianteve, makinerive dhe pajisjeve tuaja të punës. Vlerat dhe parimet janë bazë e padiskutueshme në krijimin e mardhënieve bashkëpunuese me klientët tanë.