EMC shpk ju ofron edhe mjete të përdorura LINDE.

Ne jemi pjesë e rrjetit të kompanive që përfaqësojnë LINDE në të gjithë botën. Ne flasim në gjuhën e LINDE-s, me gjithë partnerët tanë.

EMC ka krijuar lidhje të qëndrueshme me shumë prej këtyre kompanive në Europë ndaj dhe në kohën më të shkurtër mund të sigurojmë mjetet që kërkojmë.

Jini të vëmendshëm dhe të kujdesshëm.

Të blesh një mjet për përpunimin e ngarkesave do të thotë që të përshtasësh nevojat me ambientin e punës.

Mjetet e përpunimit të ngarkesave janë të shumëllojshme pikërisht për faktin se i përshtaten llojeve të ndryshme të punës që kryejnë, ambientit ku operojnë, llojit të magazinës, llojit të rafteve të magazinës, temperaturave të ambientit të punës, lartësisë ngritëse, peshën, etj, etj.

Punonjësit tanë të specializuar njohin shumë mirë të gjithë gamën e produkteve që ofron LINDE. Ndaj ata do të jenë në gjendje t’ju orientojnë në përzgjedhjen e mjetit më të përshtatshëm.

Në një bashkëbisedim me Ju, punonjësit tanë do të marrin informacionin e nevojshëm dhe mbi këtë bazë do t’ju prezantojnë mjetin me të përshtatshëm.

Vetëm në këtë mënyrë Ju do të mund të zgjidhni mjetin që do t’ju shërbejë në mënyrën më efektive.

Më tej EMC do të identifikojë mjetin e përdorur dhe do të komunikojë me furnitorin për të gjithë historikun e mjetit.

EMC do t’ju përgatisë një ofertë me të dhëna të plota teknike dhe financiare. Konfirmimi i porosisë nga ana juaj do të kthehet në një urdhër pune për ne.

Para se t’ju dorëzohen, mjetet i nënshtrohen një kontrolli rigoroz për të eleminuar çdo problem të mundshëm.

Nga ana tjetër ju mund të zgjidhni edhe një nga mjetet që ne disponojmë aktualisht në ambientet tona. Kjo është një proçedurë shumë më e shpejtë por e kufizuar në zgjedhje.

Ne ju japim garanci për mjetin që ju shesim.

Nëse jeni të interesuar, Ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni në adresën: info@emc.com.al ose a.copja@emc.com.al si dhe në numrin e telefonit +355 692055661.

Ne ju mirëpresim.

 

Misioni ynë

Misioni ynë është që të jemi një partner i denjë për t'ju shoqëruar në projektet tuaja të zhvillimit si dhe për t'u bërë pjesë e zgjidhjeve të problemeve të ndyshme teknike të impianteve, makinerive dhe pajisjeve tuaja të punës. Vlerat dhe parimet janë bazë e padiskutueshme në krijimin e mardhënieve bashkëpunuese me klientët tanë.