Bateritë HOPPECKE- Mirëmbajtje dhe riparime

Bateritë industriale që përdoren në mjetet që operojnë me energji elektrike si dhe bateritë e tjera industriale (baterite per UPS, per ruajtjen e energjise se prodhuar nga panelet solare, te mjeteve hekurudhore, etj) kanë një kosto jo të vogël. Ato duhen mirembajtur sipas nje protokolli te caktuar.

Bateritë kanë nevojë për mirëmbajtje.

Injorimi i mirëmbajtjes së baterive, sjell konsumimin e tyre para jetëgjatësisë së parashikuar, pra kosto më të larta.

Nga ana tjetër, në këtë kohë kur e gjithë bota është orientuar seriozisht nga proçeset për ruajtjen e mjedisit, gjithnjë e më tepër edhe JU do të jeni të detyruar të orientoheni nga disponimi i mjeteve elektrike.

Nisur nga këto fakte, Ju do t’ju nevojitet një partner serioz që jo vetëm Ju shet bateri por edhe që Ju ofron shërbimet e mirëmbajtjes së tyre.

EMC shpk është partner i kompanisë gjermane HOPPECKE.

Përveç partneritetit HOPPECKE është për ne edhe një model që duhet ndjekur në zhvillimin e kësaj fushe.

Falë trajnimeve të vazhdueshme në Gjermani dhe në ambientet e EMC shpk në Shqipëri, inxhinjerët dhe teknikët tanë, janë të aftë të kryejnë mirëmbajtjen dhe riparimin e baterive industriale të mjeteve të ndryshme.

EMC shpk ju ofron disa lloje mirëmbajtjesh.

Shërbime të mirëmbajtjes preventive të programuar

Shërbime të rekomanduara nga prodhuesi që kryhen në mënyrë periodike

Shërbime të mirëmbajtjes së integruar

Shërbime të një niveli të caktuar profesional

Riparime
Riparimi i defekteve te baterive

 

Misioni ynë

Misioni ynë është që të jemi një partner i denjë për t'ju shoqëruar në projektet tuaja të zhvillimit si dhe për t'u bërë pjesë e zgjidhjeve të problemeve të ndyshme teknike të impianteve, makinerive dhe pajisjeve tuaja të punës. Vlerat dhe parimet janë bazë e padiskutueshme në krijimin e mardhënieve bashkëpunuese me klientët tanë.