Sa më i madh është numri i aseteve të një kompanie aq më i madh është numri i problemeve dhe aq më shumë shtohet shkalla e vështirësisë së kryerjes së detyrës.        
Vështirësia e menaxhimit të mirëmbajtjes rrjedh nga fakti se informacioni që kërkohet të përpunohet çdo ditë është shumë i madh dhe përherë i ndryshëm.        
Në vendin tonë përgjithësisht të gjithë kompanitë janë të orientuar drejt kryerjes së riparimeve kur aseti del jashtë funksionit.         
Kjo jo vetëm për mentalitetin tonë por edhe për pamundësinë e gjetjes së kompanive të specializuara për ofrimin e shërbimit jashtëzakonisht të vështirë të mirëmbajtjes.

Eshtë një praktikë mëse e zakonshme që kompanitë të mbajnë brenda strukturës së tyre, sektor, ekipe ose specialist për kryerjen e proçeseve të mirëmbajtjes.         
Megjithëse së ka kosto të shtuara, përsëri ky është një hap i mirë nëse ky personel është i aftë të ndjekë proçedurat e mirëmbajtjes.         
Në industrinë prodhuese, industrinë e ndërtimit apo dhe në industri të tjera, proçesi i mirëmbajtjes ka kaluar në hapat e mëposhtëm:        

  • Nga Mirëmbajtja e Përqëndruar (kur proçeset kryhen nga një strukturë e veçantë brenda kompanisë)        
  • Në Mirëmbajtje të Integruar (kur proçeset e punëve rutinë kryhen nga sektori brenda kompanisë dhe disa punë më të specializuara kryhen nga një ose disa kompani të jashtëme)
  • Në Mirëmbajtje të Tercializuar (kur të gjitha proçeset e mirëmbajtjes kryhen nga një kompani e specializuar e mirëmbajtjes).        

EMC shpk është një kompani e specializuar në ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes, bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare.        
Që prej 2014 EMC operon në këtë fushë, duke shtuar gjithnjë e më tepër klientët dhe cilësinë e shërbimit kundrejt tyre.        

Nisur nga këto fakte, nëse dëshironi të jeni një partner afatgjatë i EMC shpk, ne Ju asistojmë të organizoni edhe sektorin tuaj të mirëmbajtjes, sipas praktikave moderne.        

Ju mund të shkarkoni free, një prezantim që EMC shpk ka përgatitur për Administratorët, Drejtuesit dhe Përgjegësit e Sektorëve të mirëmbajtjes.         

EMC shpk ka përgatitur nje program trajnimi per Menaxhuesit e mirëmbajtjes, me shpjegime të detajuara për administrimin e:    

Në kompanitë e ndryshme, që operojnë në fusha të ndryshme, numri i aseteve dhe i llojeve të tyre është i ndryshëm.
Për të patur një menaxhim të mirëfilltë të këtyre aseteve, ato duhet të:

  • Rregjistrohen sipas një mënyre të caktuar,
  • Kategorizohen, sipas një mënyre të caktuar,
  • Përcaktohet statusi i tyre, sipas një mënyre të caktuar,
  • Identifikohen zonat në të cilat operojnë,
  • Përzgjidhet prioriteti i tyre, në funksion të rëndësisë,
  • Identifikohen pajisjet që i bashkëngjiten atyre në varësi të një funksioni të caktuar,
  • Rregjistrohen dhe të përditësohen njësitë e përdorimit të tyre, etj, etj

image002

Duke e organizuar menaxhimin e aseteve sipas një llogjike të përcaktuar, mund të përfitohen informacione të shumta, të domosdoshme për organizimin e punës si dhe raporte të ndryshme që ju ndihmojnë të merrni vendime të llogjikshme.
Kompanitë serioze që dëshirojnë të krijojnë një mardhënie të gjatë partneriteti me EMC mund të trajnojnë personat kyç që janë të ngarkuar të menaxhojnë mirëmbajtjen e aseteve të ndryshme.
Nuk ka aspak rëndësi se çfarë asetesh janë. Llogjika e manaxhimit të mirëmbajtjes është e njëjtë. 

Një ndër elementët thelbësor që garanton efiçencë të lartë dhe cilësi të mirë në mirëmbajtjen e aseteve është edhe mënyra e organizimit të punës.

Bazuar në faktin që kompani të ndryshme, kanë objekte pune të ndryshme, mundësi të ndryshme, operojnë në ambiente të ndryshme, organizimi i punës është shumë i rëndësishëm.
Nga ana tjetër, askush nuk e ka lluksin të mbajë një numër të madh punonjësish në punë, për proçese të mirëmbajtjes dhe të riparimeve.
Për këtë arsye organizimi i punonjësve ka rëndësi të madhe.

Jo vetëm kaq.

Në shumë raste ndërhyrjet janë thelbësisht të specializuara, ndaj dhe rendi i aktiviteteve që duhet të kryhen në aset përcaktohet nga teknikë të lartë (inxhinjerë apo teknikë shumë të specializuar) dhe zbatohet nga teknikët e niveleve të tjera.

Për motive të ndryshme, aseti mund të qëndrojë jashtë shërbimit për një kohë më të gjatë seç është menduar apo parashikuar. Me anë të përcaktimit të statusit të punës, mund të nxirren raporte për të identifikuar edhe problemin e vërtetë të vonesës.

Në fakt problemet e shumta që kanë të bëjnë me organizimin e punës, nuk gjejnë dot asnjë zgjidhje më të mirë se nëpërmjet organizimit të mirëmbajtjes me anë të sistemeve kompiuterike të menaxhimit.

Kush e kërkoi riparimin e asetit?
Kur e kërkoi riparimin e asetit?
Te kush aset ka defekt?
Çfarë problemi ka shfaqur aseti?
Kur i duhet bërë mirëmbajtja asetit?
Çfarë teknikësh duhen?
Çfarë pjesësh këmbimi apo materiale nevojiten?
Çfarë problemi është identifikuar?
Si u veprua për eleminimin e problemit?
Sa kohë u impenjuan teknikët për zgjidhjen e problemit?
Cilët teknik u impenjuan për riparimin e asetit?

image006image005

Të gjitha këtyre pyetjeve dhe shumë pyetjeve të tjera që dalin gjatë organizimit të punës i jepet përgjigje në mënyrën më të detajuar.    
Edhe vetë punonjësit e kompanisë do të operojnë në një ambient ku dihet që veprimet janë të monitoruara dhe ku itinerari është i përcaktuar.    
Përgjegjësit e mirëmbajtjes kanë kontroll të plotë mbi punonjësit, konsumin e materialeve dhe shumë e shumë elementëve të tjerë të domosdoshëm për mbarëvajtjen e punës.    
EMC shpk mund të trajnojë personat kyç të kompanive serioze që duan të organizojnë mirëmbajtjen brenda strukturës së tyre.    
Kjo vetëm për kompanitë serioze që dëshirojnë të krijojnë një mardhënie të caktuar me EMC shpk.

Prodhuesit e aseteve që ju dispononi, në të gjitha rastet e kanë shoqëruar shitjen e tij me dokumentacionin teknik përkatës.    
Në këto libra shumë shumë të rëndësishëm, përveç mënyrës së përdorimit të asetit tregohen edhe llojet e shërbimeve të mirëmbajtjes që i duhen bërë mjetit, sipas një afati të caktuar.    
Ky afat mund të jetë i përcaktuar me ditë (psh çdo ditë, ose çdo javë, ose një herë në tre muaj, etj), me orë pune (çdo 500 orë pune, çdo 1000 orë pune, çdo 3000 orë pune, etj) ose dhe me Km të përshkuara (çdo 1000 km, etj)
Këto shërbime ndikojnë direkt në jetëgjatësinë e funksionimit të mjetit dhe në uljen e numrit të defekteve.    
Në kompanitë me një numër të konsiderueshëm të aseteve që duhen mirëmbajtur, ndjekja e jetës së sejcilit mjet bëhet e komplikuar.     
Për këtë arsye shumë kompani nuk i kryejnë këto shërbime të mirëmbajtjes ose i kryejnë jo në kohën e duhur.     
Ekziston një mënyrë e detajuar për kryerjen e këtij proçesi.     
Duke përdorur sistemin kompiuterik të menaxhimit të mirëmbajtjes, ky proçes është i thjeshtë.

image008

Më tej është e thjeshtë të bësh plnifikimin e punës, për kryerjen e shërbimeve të mirëmbajtjes së aseteve.    
EMC shpk mund të trajnojë personat kyç të kompanive serioze që duan të organizojnë mirëmbajtjen brenda strukturës së tyre.    
Kjo vetëm për kompanitë serioze që dëshirojnë të krijojnë një mardhënie të caktuar me EMC shpk.

Blerjet e materialeve të ndryshme që nevojiten për kryerjen e mirëmbajtjes dhe riparimit të mjeteve është një proçes jo i lehtë.    
Cilësia e materialeve që blihen, blerjet e gabuara (pjesa e kembimit jo e duhur), koha kur u krye blerja, çmimet dhe shumë informacione të tjera janë të dhëna që duhet të administrohen.    
Nga ana tjetër, për kompanitë që kanë kantiere pune apo njësi prodhimi në zona të ndryshme të vendit dhe njësi prokurimi të përqëndruar, edhe vetë komunikimi kthehet në një problem real.    
Për të patur në kontroll këtë proçes, nevojitet një itinerar i përcaktuar i veprimeve të çdo figure profesionale të kompanisë.     
Ky itinerar veprimesh duhet të jetë i gjurmueshëm në çdo hap dhe në çdo kohë nga personat përgjegjës të drejtimit të kompanisë.    
Vetëm në këtë mënyrë mund të garantohet një kontroll i plotë mbi kostot, pasi të gjithë personat që marrin pjesë në aktivitetet e identifikimit të materialeve, porositjes së tyre, blerjeve dhe pranimit do të ndihen të kontrolluar dhe do të veprojnë në mënyrën e duhur.
Administrmi i proçeseve të vazhdueshme të blerjeve pa ndihmën e një sistemi kompiuterik të menaxhimit të mirëmbajtjes kthehet thjesht në një proçes të grumbullimit të informacionit në një kompiuter periferik.    
Eshtë e rëndësishme që informacioni i grumbulluar të jetë i aksesueshëm në kohën më të shkurtër dhe të përdoret nga të gjithë personat që marrin pjesë në proçeset administrative të kompanisë.    
EMC shpk prej vitit 2014 përdor në mënyrë të vazhdueshme sistemin kompiuterik të menaxhimit të mirëmbajtjes, ku pjesë shumë e rëndësishme e tij është edhe moduli i blerjeve.    
Duke i ditur rëndësinë dhe duke qenë të aftë në përdorimin e këtij sistemi, ne ju rekomandojmë që edhe Ju që dëshironi të keni kontroll mbi mirëmbajtjen të implementoni një sistem të tillë.

image011

 

image012

 Në programin e trajnimit për menaxhimin e mirëmbajtjes, shpjegohet në menyrë të detajuar çdo element i organizimit të punës për blerjet dhe në të njëjtën kohë çdo element për përdorimin e sistemit kompiuterik të menaxhimit të mirëmbajtjes. EMC shpk mund të trajnojë personat kyç të kompanive serioze që duan të organizojnë mirëmbajtjen brenda strukturës së tyre. Kjo vetëm për kompanitë serioze që dëshirojnë të krijojnë një mardhënie të caktuar me EMC shpk.

Kompanitë që kanë një numër të konsiderueshëm asetesh, për mirëmbajtjen e tyre duhet të disponojnë në magazinë një sasi të caktuar materialesh.    
Eshtë mëse e kuptueshme që menaxhimi i magazinës ka një rëndësi të madhe. Kjo për faktin se magazina kërkon një impenjim financiar të konsiderueshëm.    
Emërtimi dhe kodifikimi i materialeve, hyrja në magazinë, sistemimi, dalja, riporositja e tyre në rast konsumi, etj, etj janë proçedura administrative që kryhen në çdo kompani.    
Nëse këto proçese administrative zhvillohen të shkëputura nga pjesa tjetër e proçeseve të punës (blerjet, kryerja e punëve konkrete në aset, etj) atëherë thjesht kemi një grumbullim periferik të informacionit.    
Kur informacionet mblidhen në mënyrë periferike, nëpër kompiutera të ndarë, për përgjegjësit e drejtimit të kompanisë është i vështirë orientimi.    
Për këtë arsye ideja më e mirë e administrimit të materialeve është ajo e kryerjes nëpërmjet sistemit kompiuterik të menaxhimit të mirëmbajtjes.     
Informacionet që grumbullohen për një material të caktuar, në këtë sistem menaxhimi, janë të shumta dhe të domosdoshme.    
Numri i stokut, vendndodhja, minimumi i sasisë që duhet të disponohet në magazinë, ku përdoret, kur është blerë, sa është përdorur në një vit, etj, etj janë informacione që do t'ju orientojnë drejt në vendimmarrjen për sejcilin material.

image014

Nga ana tjetër edhe proçedurat e hyrjes në magazinë, daljes nga magazina, dhe proçedura të tjera, realizohen nëpërmjet itinerarit të përcaktuar.    
EMC shpk menaxhon magazinat e saj nëpërmjet këtij sistemi prej vitit 2014 ndaj dhe është e aftë të shpjegojë në detaj çdo hap administrativ që duhet ndjekur.    
EMC shpk mund të trajnojë personat kyç të kompanive serioze që duan të organizojnë mirëmbajtjen brenda strukturës së tyre.    
Kjo vetëm për kompanitë serioze që dëshirojnë të krijojnë një mardhënie të caktuar me EMC shpk.

Në një kompani me një numër të konsiderueshëm punonjësish, të drejtat e tyre për menaxhimin e punëve mund të përcaktohen prej administratorit ose drejtuesit të sektorit përkatës.    
Informacionet mbi të dhënat e vet punonjësit, statusin e tyre, mbi prezencën e tyre në punë, etj duhet të administrohen në mënyrë të vazhdueshme.    
Nëse ky proçes kryhet i ndarë, nga sektori përkatës, atëherë informacioni grumbullohet në një kompiuter periferik. Në këtë rast informacioni bëhet i aksesueshëm vetëm me ndihmën e personit që grumbullon të dhënat.    
Kyçi i suksesit të një kompanie është menaxhimi i punonjësve.    
Punonjësit e duhur, duke përdorur pajisjet e duhura dhe duke ndjekur proçedurat e duhura mund të realizojnë një punë të caktuar, me cilësi dhe efiçencë.     
Për këto arsye, nëse menaxhimi i punonjësve realizohet nëpërmjet sistemit kompiuterik të menaxhimit të mirëmbajtjes, administratori i kompanise, Drejtuesi teknik ose Përgjegjësi i Sektorit të Mirëmbajtjes, kanë akses të menjëhershëm në informacion.
Në këtë mënyrë vendimmarja e tyre për punonjës të caktuar apo për grupe punonjësish bëhet me e shpejtë dhe më efektive.    
EMC shpk prej vitit 2014 menaxhon të gjitha proçeset e mirëmbajtjes së aseteve nëpërmjet programit kompiuterik.    
Ndaj dhe ne jemi të aftë të trajnojmë persona të tjerë në lidhje me këto proçese.

image016

EMC shpk mund të trajnojë personat kyç të kompanive serioze që duan të organizojnë mirëmbajtjen brenda strukturës së tyre.    
Kjo vetëm për kompanitë serioze që dëshirojnë të krijojnë një mardhënie të caktuar me EMC shpk.

 

Të gjitha këto aspekte që janë pjesë e menaxhimit të mirëmbajtjes, shpjegohen në mënyrë të detajuar, bazuar mbi një program modern të menaxhimit të mirëmbajtjes.
EMC shpk e zbaton çdo ditë të gjithë itinerarin e përcaktuar në këtë program menaxhimi, ndaj dhe është e aftë të asistojë cilindo subjekt serioz që dëshiron të ketë kontroll konkret mbi kostot dhe cilësinë e mirëmbajtjes.    

Çfarë treguam më sipër është vetëm një pjesë e programit. 

Programi i menaxhimit të mirëmbajtjes është shumë më i gjerë.

Misioni ynë

Misioni ynë është që të jemi një partner i denjë për t'ju shoqëruar në projektet tuaja të zhvillimit si dhe për t'u bërë pjesë e zgjidhjeve të problemeve të ndyshme teknike të impianteve, makinerive dhe pajisjeve tuaja të punës. Vlerat dhe parimet janë bazë e padiskutueshme në krijimin e mardhënieve bashkëpunuese me klientët tanë.