Riparime

Që në fazën e projektimit të një mjeti parashikohet edhe jetëgjatësia e pritshme e tij.     
Eshtë e padiskutueshme që mjetet do të konsumohen gjatë përdorimit.    
Objektivi është që mjetet t'i afrohen apo dhe t'a tejkalojnë jetëgjatësinë e pritshme, pasi vetëm në këtë mënyrë investimi është i vlefshëm.     
Për të arritur këtë objektiv mjetet duhet t'i nënshtrohen një programi të rregull mirëmbajtje. Por pavarësisht kësaj, përsëri mjetet do të pësojnë defekte, për arsye nga më të ndryshmet.    
Defekti në një mjet është i pashmangshëm.    
Kur mjeti mirëmbahet defekti evidentohet në kohën e duhur, pa patur mundësi të sjellë një zinxhir dëmtimesh të komponentëve të tjerë.    
EMC është e specializuar në eleminimin e defekteve të mjeteve LINDE në të gjitha drejtimet.     
Riparime mekanike, riparime të sistemit hidraulik apo dhe riparime të sistemit elektrik dhe elektronik të këtyre mjeteve janë të mundura të realizohen nga ekipet tona të specializuara.    
Eksperienca, trajnimi i vazhdueshëm dhe suporti On-Line nga LINDE MATERIAL HANDLING  në Gjermani, e bëjnë ekipin tonë gjithnjë e më efektiv.
Nga riparimet më të thjeshta, tek riparimet më të vështira mund të realizohen në ofiçinën tonë.    
Për çdo ndërhyrje në mjetin tuaj do të disponohet një raport i detajuar i punëve dhe materialeve të përdorura. Ky raport do të shoqërojë faturën tatimore në të gjitha rastet.    
Historiku i riparimeve të kryera në mjetin Tuaj do të jetë i disponueshëm në çdo kohë.

image099image103 image073

Misioni ynë

Misioni ynë është që të jemi një partner i denjë për t'ju shoqëruar në projektet tuaja të zhvillimit si dhe për t'u bërë pjesë e zgjidhjeve të problemeve të ndyshme teknike të impianteve, makinerive dhe pajisjeve tuaja të punës. Vlerat dhe parimet janë bazë e padiskutueshme në krijimin e mardhënieve bashkëpunuese me klientët tanë.