Shërbime të mirëmbajtjes 'sipas kerkeses'

Nëse Ju nuk i besoni mirëmbajtjes periodike të programuar, mund të zgjidhni opsionin për kryerjen e mirëmbajtjes së aseteve tuaja ‘sipas kërkesës’.

Kjo do të thotë që Ju mund të na thërrisni kur e shihni të arsyeshme, për kryerjen e një procedure të mirëmbajtjes.

Në sistemin tone të menaxhimit elektronik të mirëmbajtjes, kërkesat mund të rregjistrohen, duke eleminuar në këtë mënyrë gabimet ose keqkuptimet në komunikim. Aty rregjistrohet ora e bërjes së kërkesës, kush e bëri kërkesën, çfarë kërkoi, te kush aset, etj

Në këtë rast ne mund t’ju përgatisim një raport paraprak për shërbimet që duhen kryer dhe kostot përkatëse.

Nëse Ju e miratoni preventivin e shërbimeve, teknikët tanë të trajnuar duke përdorur vetëm materiale cilësore do të kryejnë proçeset në mënyrë korrekte.

  

Çdo shërbim që kryhet në asetin tuaj, rregjistrohet në programin tone të menaxhimit të mirëmbajtjes. Në këtë mënyrë Ju do të mund të dispononi historikun e ndërhyrjeve në çdo kohë.

Raporti final i shërbimeve të kryera, materileve të përdorura, etj, do të shoqërojë faturën tatimore.

Nëse jeni të interesuar na kontaktoni.