Shërbime të mirëmbajtjes së integruar

Në industri, shumica e kompanive kanë brenda tyre një ekip të mirëmbajtjes. Mirëpo ky ekip ka limitet e veta. Ai zakonisht mund të kryej shërbime të mirëmbajtjes rutinë.

Në rastet e defekteve të komplikuara të sistemeve operative të impianteve, makinerive ose pajisjeve (sistemi hidraulik, sistemi elektrik, aktivizimi elektronik, etj) thërriten specialist të jashtëm.

Ky proçes quhet ‘mirëmbajtje e integruar’.

EMC shpk ju ofron një shërbim të specializuar në fushën e mirëmbajtjes dhe të riparimit të aseteve tuaja industriale.

Në rast se do të përzgjidhemi nga Ju, ne do të jemi në gjendje të parapërgatisim një raport në të cilin përveç konstatimeve të problemeve do të jepet edhe një preventiv (në rastet kur është e mundur). Miratimi i kryerjes së shërbimeve nga ana juaj do të kthehet në një urdhër pune për ne.

Teknikët tanë të trajnuar dhe të specializuar duke përdorur pajisjet e duhura dhe material cilësore do të jenë në gjendje të zgjidhin problemin tuaj, sado i ndërlikuar që të jetë.

    

Në përfundim të proçesit të mirëmbajtjes ose të riparimit të impiantit, makinerisë apo pajisjes ne përgatisim një raport përmbledhës të aktiviteteve të teknikëve, kostos së punës dhe kostove të materialeve të përdorura.

Ky raport shoqëron faturën tatimore në të gjitha rastet.

Nëse jeni të interesuar na kontaktoni.