Shërbime të mirëmbajtjes preventive të programuar

Shërbime sipas rekomandimeve të prodhuesit

Impiantet, makineritë dhe pajisjet industriale që dalin në treg, shoqërohen edhe nga dokumentacioni teknik i tyre. Prodhuesit rekomandojnë kryerjen e shërbimeve të mirëmbajtjes sipas një cikli të caktuar.

EMC e ka bërë praktikë të sajën krijimin e skedave të mirëmbajtjes sipas rekomandimeve të prodhuesit dhe me anë të një programi të veçantë ndjek kryerjen e këtyre shërbimeve në mënyrë rigoroze.

Në rastet kur nuk disponohet dokumentacioni teknik i makinerisë, bazuar në teoritë e inxhinjerisë së mirëmbajtjes, ne përgatisim një skedë për mirëmbajtjen preventive të programuar.

Duke përdorur pjesë këmbimi cilësore teknikët tanë të trajnuar realizojnë me cilësi të lartë çdo shërbim.

 

Për këto shërbime së bashku me Ju mund të përgatisim një marveshje paraprake e cila konkludon me një kontratë shërbimi.

Në sistemin tonë të menaxhimit të mirëmbajtjes rregjistrohet e gjithë veprimtaria e teknikëve, materialet e përdorura dhe informacione të tjera. Në këtë mënyrë ne krijojmë historikun e mirëmbajtjes së aseteve tuaja të cilin mund t’a dispononi në çdo rast.

Në fund të muajit përgatisim një raport të detajuar i cili në të gjitha rastet shoqëron faturën tatimore.

Nëse jeni të interesuar, kontaktoni na kontaktoni.