Fllanxhat hidraulike janë komponentë që gjenden në shumë sisteme hidraulike.
Ato përdoren sidomos në hidraulikën industriale, ku prurjet e vajit hidraulik janë të konsiderueshme.
Edhe në sistemet hidraulike mobile përdoren fllanxhat e standarteve të ndryshme SAE, CETOP, etj.
Tekniket e mirëmbajtjes së sistemeve hidraulike gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre përballen me probleme te ndryshme.
Gjithmonë ka një zgjidhje por ajo duhet gjetur. Nga ana tjetër duhet gjetur zgjidhja që ka koston më të ulët.
Njohja e komponentëve hidraulik në fakt ul kostot e mirëmbajtjes pasi jo vetëm që ju bën të gjeni zgjidhjen më të përshtatshme por në të njëjtën kohë rrit dhe rendimentin në punë.
Na ndodh shpesh që na vijnë teknikë që thonë "Dua një si kjo", duke treguar komponentin që e kanë në dorë.
Një tekniku kompetent nuk i lejohet kjo. Ai duhet të jetë tërësisht i orientuar në komponentët e sistemeve hidraulike.
Në katalogët e produkteve Hansa Flex përveç informacioneve të shumta për produktet ju do të gjeni edhe shqipërime të ndryshme të emërtimit të komponentëve hidraulik.
Jemi munduar maksimalisht të gjejmë fjalën e duhur.
Nuk kërkojmë pronësinë mbi këto shqipërime por në të njëjtën kohë jemi të hapur të pranojmë edhe gabimet që mund të vlerësohen si të tilla.
Për t'u kthyer tek fllanxhat dhe rubinetat e presionit të lartë, më poshtë do të gjeni një përmbledhje të këtyre komponentëve të cilët janë të grupuar sipas një llogjike të caktuar.
Ndërkohë që në katalogun e këtyre produkteve ju mund të gjeni informacione të shumta që do t'ju ndihmojnë të gjeni produktin që ju nevojitet.
Nëse i keni identifikuar produktet që ju nevojiten, ne do të përgatisim në kohën më të shkurtër ofertën për çmimin dhe për afatin e lëvrimit.
Shkarkoni katalogun e fllanxhave dhe të rubinetave të presionit të lartë .
Aty do të gjeni informacione të shumta mbi fushën e aplikimit, përmasat dhe shumë e shumë karakteristika të tjera të nevojshme.