Këto bateri përdoren në trena dhe në metro. Ato janë të dizenjuara të punojnë në temperatura ekstreme, si në temperaturat e larta ashtu edhe në temperatura të ulëta. Përveç teknologjisë ekskluzive të prodhimit të baterive FNC (me fibra me strukturë nikeli) HOPPECKE ofron edhe bateri Li-ION dhe bateri me acid. HOPPECKE ka furnizuar me rreth 2.5 milion çela baterishë FNC klientët e saj të sektorit hekurudhor, në të gjithë botën. Ky sukses i dedikohet teknologjisë inovative FNC e cila ka disa avantazhe kundrejt teknologjive të tjera. Gjithashtu për këtë sektor ofrohen edhe bateritë Lithium-ion të përbëra nga modulet bazë prej 24V ose 110 V. Edhe bateritë me plumb-acid mund të përdoren në këtë sektor. Këto bateri gjejnë përdorim në trena, metro, lokomotiva dhe vagonë, stacionet e trenit dhe mjetet e veçanta të transportit.