image181image066

grid | power VR L

Bateritë HOPPECKE grid | power VR L janë bateri me plumb, të mbyllura, me elektrolit fiks. Projektimi i tyre është bazuar mbi parimin e piastrave pozitive të veshura dhe fiksimit të elektrolitit nëpërmjet proçesit të xhelifikimit. Për këtë arsye këto bateri mund të instalohen edhe horizontalisht, kur hapësirat janë të ngushta. Konfigurimi i këtyre baterive me piastra pozitive tubolare të veshura me poliestër të thurur , garanton një rrezistencë shumë të madhe. Falë këtij ndërtimi, këto bateri janë ideale për t'u përdorur në aplikacione me ngarkesa të mëdha të shkarkimit dhe të karikimit, si psh në aplikacionet solare, në aplikacionet me kohë të gjatë pritje, në telekomunikacion apo në sistemet e ndriçimit emergjent. Projektimi dhe prodhimi i Baterive HOPPECKE grid | power VR L, në përputhje me standartin DIN 40736 garanton nivelin maksimal të kompatibilitetit në impiantet ose aparaturat ekzistente dhe integrimin me bateritë e tjera ekzistuese. Këto bateri reduktojnë maksimalisht kostot e mirëmbajtjes dhe kontribojnë në një funksionim ekonomik të qëndrueshëm. Kontenitori plastik i këtyre baterive është rrezistent ndaj goditjeve mekanike dhe shumë rrezistent ndaj detergjenteve te zakonshëm. Si kapaku ashtu edhe sipërfaqja tjetër e baterisë bëjnë të mundur një pastrim të thjeshtë të saj.

 

KAPACITETI, DIMENSIONET DHE PESHA

 

Seria OPzV    

image314

image318

Seria power.bloc OPzV

image320

 

image322

 

image324