Stivuesit e ngarkesave LINDE të serisë R10 - R25 kanë një përdorim të gjerë në industrinë e logjistikës së mallrave. Këto mjete ofrohen në një gamë të gjerë dhe janë të pajisura me opsione të ndryshme funksionimi të cilat i bëjnë ato shumë të përshtatshëm në logjistikën e mallrave të ndryshëm. Stivuesit e ngarkesave LINDE të serisë R10 - R25 janë të ndërtuar në mënyrë të atillë që lejojnë funksionimin e tyre në korsi të ngushta dhe në lartësi të mëdha. Kollona e këtyre mjeteve mund të ngrihet deri në lartësinë 13.4 m. Këto mjete janë të mbrojtura nga temperaturat e ftohta dhe mund të funksionojnë edhe kur temperatura e ambientit është -30ᵒC. Në mënyrë të veçantë kollona e këtyre mjeteve janë rrezistente ngaj përdredhjes dhe transmesioni elektrik linear së bashku me opsionin Dynamic Mast Control (në varësi të lartësisë rregullohet edhe shpejtësia e ngritjes së pirunëve) kompenson në mënyrë dinamike vibrimet e kollonës i bën ato të sigurta në përdorim. Stivuesit e ngarkesave LINDE të serisë R10 - R25 janë ideal edhe për stivimin e ngarkesave në thellësi të rafteve të dy paletave njëra pas tjetrës. Elementët ergonomik të kontrollit si dhe sedilja e operatorit e cila është e mbrojtur nga vibrimet bëjnë të mundur përdorimin e mjetit pa sforco fizike.

Stivuesit e ngarkesave LINDE të serisë R10 - R25 ofrohen në modelet e mëposhtëme:

Modeli Kapaciteti ngritës Lartësia e ngritjes Voltazhi i baterisë/ Kapaciteti (5orë) Shpejtësia e lëvizjes me/pa ngarkesë 
R10N 1.0 (t) 5760 (mm) 48 / 420/465 (V)/(Ah) 14 / 14 (km/h)
R12N 1.2 (t) 5760 (mm) 48 / 420/465 (V)/(Ah) 14 / 14 (km/h)
R14 1.4 (t) 5760 (mm) 48 / 420/465 [48/201] (V)/(Ah) 14 / 14 (km/h)
R14HD 1.4 (t) 7555 (mm) 48 / 560/620 [48/804] (V)/(Ah) 14 / 14 (km/h)
R14N 1.4 (t) 5760 (mm) 48 / 420/465 (V)/(Ah) 14 / 14 (km/h)
R16 1.6 (t) 5760 (mm) 48 / 420/465 [48/201] (V)/(Ah) 14 / 14 (km/h)
R16HD 1.6 (t) 8255 (mm) 48 / 560/620 [48/804] (V)/(Ah) 14 / 14 (km/h)
R16N 1.6 (t) 5760 (mm) 48 / 420/465 (V)/(Ah) 14 / 14 (km/h)
R20 2.0 (t) 8955 (mm) 48 / 700/775 [48/804] (V)/(Ah) 14 / 14 (km/h)
R20HD 2.0 (t) 11455 (mm) 48 / 840/930 [48/804] (V)/(Ah) 14 / 14 (km/h)
R20N 2.0 (t) 8955 (mm) 48 / 700/775 (V)/(Ah) 14 / 14 (km/h)
R20W-1470 2.0 (t) 8955 (mm) 48 / 700/775 [48/804] (V)/(Ah) 14 / 14 (km/h)
R20W-1670 2.0 (t) 8955 (mm) 48 / 700/775 [48/804] (V)/(Ah) 14 / 14 (km/h)
R25 2.5 (t) 8555 (mm) 48 / 840/930 [48/804] (V)/(Ah) 14 / 14 (km/h)

Aksesorët opsional

Patina rrëshqitëse prej polyurethane

Patinat me material polyurethane janë delikate dhe nuk pengojnë gërvishjen e dyshemesë prej strukturës që rrëshqet.

Lartësi të ndryshme të kollonës ngritëse

Janë të disponueshme kollona me lartësi të ndryshme ngritje për të dy versionet e këtyre stivuesëve, në varësi të kërkesës së klientit. Kjo bën të mundur që këto mjete të përshtaten shumë mirë për aplikimet që kërkon klienti. 

Menaxhimi i flotës së mjeteve të përpunimit të ngarkesave

Nga kush operohet mjeti, si përdoret ai? Çfarë aspekti kanë të dhënat e operimit të sejcilit mjet që përpunon ngarkesat? Duke përdorur një kombinim të software dhe hardware, sistemi i menaxhimit të flotës së mjeteve që LINDE instalon, ju garanton përgjigjen e pyetjeve të mësipërme.

Kontrolli dinamik i kollonës

Kur stivohen ose merren ngarkesat nga raftet në lartësi, sistemi i kontrollit dinamik të kollonës zvogëlon oshilacionet e kollonës me anë të një sensori që mban në vëzhgim lëvizjen e saj. Në këtë mënyrë janë eleminuar dëmtimet e rafteve të magazinës si dhe kohët e pritjes për qetësimin e kollonës nga oshilacionet. 

Suporti i telefonit

Një mbajtëse e caktuar për telefonin e operatorit rrit sigurinë e tij gjatë kryerjes së punës për faktin se ai nuk e humbet vëmendjen në një moment të caktuar. Në këtë mënyrë operatori nuk i heq sytë nga display i mjetit.

Mbrojtja nga temperatura e ulët

Nëse mjetet do të përdoren në ambiente të ftohta ose dhe në ambiente frigoriferike, atëhere LINDE ofron opsionin e mbrojtjes nga temperatura e ulët, për deri në -35ᵒC

Leximi i peshës së ngarkesës në display

Mundësia e leximit të peshës së ngarkesës në display-in e mjetit e ndihmon operatorin të kryej operacione të sigurta dhe efiçente.

Kamera në kollonën e mjetit

Një kamer digitale me ekran të ndarë ndihmon operatorin të stivojë ngarkesat e vendosura mbi paleta në lartësi. Kamera monitoron të dy pirunët,në pjesën e poshtëme të ngarkesës dhe zonën e punës në rafte.