EMC shpk është një kompani e ndershme që respekton ligjshmërinë.

Menaxhimi i saj mbështetet mbi sistemet elektronike të menaxhimit dhe mbi eksperiencën dhe seriozitetin e personave drejtues. 

EMC shpk kryen veprimtarinë e saj bazuar në ligjet e Republikës së Shqipërisë. 

Mbi të gjitha ne i kërkojmë punonjësve tanë të respektojnë rregullat e sigurisë në punë.

Ne respektojmë ligjshmërinë për ruajtjen e ambientit.

EMC shpk zbaton me përpikmëri ligjet financiare.

EMC shpk është një kompani e liçencuar për veprimtarinë që kryen.

     

Duke besuar në studimet dhe praktikat më të mira që ekzistojnë sot në botën e qytetëruar, EMC ka zgjedhur programin MAINSAVER për të menaxhuar aktivitetin e saj. 

Në aktivitetin e mirëmbajtjes dhe të riparimit, informacionet që duhet të menaxhohen janë jashtëzakonisht të mëdha. Eshtë kjo arsyeja përse nevojitet një strukturim i detajuar i mënyrës së kryerjes së veprimeve.

Burimet njerëzore, blerjet e materialeve dhe shërbimeve, magazinimi dhe administrimi i materialeve, planifikimet dhe punët që kryhen mbi asetet industriale, janë elementë që duhen menaxhuar në mënyrë të vazhdueshme.

Nga ana tjetër, kantieret e ndryshme të pozicionuara gjeografikisht në vende të ndryshme duhet të administrohen dhe monitorohen në çdo moment.

Programet kompiuterike të menaxhimit i paraprinë rritjes së kompanisë. Ndaj dhe ne kemi zgjedhur për t'u rritur në mënyrë të programuar.

  

Drejtuesit dhe pronarët e EMC shpk janë inxhinjerë me një eksperiencë të gjatë në punë. Ata kanë drejtuar kompani dhe sektorë të rëndësishëm edhe në administratën publike.

Përveç mundësisë së jashtëzakonshme që ata kanë patur për të mësuar, ata kanë patur edhe mundësinë për të prezantuar vetveten.

Drejtuesit e EMC kanë integritet, njohuri në fushën e veprimtarisë dhe eksperiencë të madhe në veprimtaritë teknike, në admistrim dhe në komunikim.