Në sektorin e mirëmbajtjes, teknikët e mesëm përbëjnë edhe numrin më të madh të punonjësve.
Teknikët e mesëm kryejnë proçese pune nga më të ndryshmet të cilat kërkojnë njohuri të caktuara.
Nga çdo kompani gjithnjë e më shumë kërkohen teknik kompetentë për kryerjen e punëve. Nga ana tjetër, tregu ofron gjithnjë e më pak punonjës të specializuar.
Nisur nga këto fakte ne kemi arritur në konkluzionin që "është domosdoshmëri që punonjësit të trajnohen në mënyrë të vazhduar"

Një teknik mund të quhet kompetent në punën e tij kur:
1. Ka njohuri të thella teorike për profesionin e tij,
2. Ka njohuri të thella praktike, pra autonomi operacionale të kompletuar,
3. Di të komunikojë.

Për të vlerësuar kompetencat tekniko-profesionale të punonjësit, shihni grafikun e mëposhtëm. 

image018

Të bindur thelbësisht për domosdoshmërinë e trajnimit të punonjësve, EMC shpk ka përgatitur programe trajnimi të detajuara për teknikët e mesëm.
Pavarësisht se çfarë do të bëjnë më tej punonjësit që trajnohen, ne përsëri e realizojmë këtë proçes.

Në programin e trajnimit të teknikëve të mesëm, ne jemi bazuar mbi thellimin e njohurive në sistemet hidraulike dhe elektro- hidraulike të makinerive industriale apo dhe makinerive të lëvizshme.            
Programi i trajnimit përmban shpjegime të detajuara mbi:

Njohja e rakorderive hidraulike përbën ndoshta edhe njohurinë më elementare të një tekniku të mirëmbajtjes.    
Megjithatë kjo është injoruar në mënyrë të dukshme pothuajse nga të gjithë teknikët që operojnë në fushën e mirëmbajtjes ose të riparimit të aseteve të punës.    
Nga ana tjetër, ne nuk kemi gjetur materiale në gjuhën shqipe për shpjegimin e detajuar të rakordeve hidraulike.    
Ndaj dhe u impenjuam vetë dhe përgatitëm një material të detajuar për trajnimin e teknikëve tanë.     
Në këtë material trajnues shpjegohet në mënyrë shumë të detajuar se si identifikohet të gjitha tipet e rakordeve hidraulike. Çfarë duhet matur, si duhet matur, si duhet parë dhe me çfarë duhen krahasuar të dhënat e matura.    
Me pak vëmendje dhe impenjim është shumë e thjeshtë më tej të identifikohen rakordet hidraulike.

image021 (1) image023

Nëse teknikët e mesëm do të jenë në gjendje të identifikojnë menjëherë rakordet hidraulike, atëherë do të kursehet shumë kohë e vlefshme për kryerjen e punëve të tjera.    
Teknikët dallohen nga njerëzit e thjeshtë sepse përdorin gjuhë teknike. Ndërkohë që shumë teknik edhe me eksperiencë të gjatë në punë përdorin shprehjen "na duhet një si kjo" kur e kanë rakordin në dorë.     
Nëse ju jeni jë kompani serioze dhe dëshironi të krijoni një mardhënie partneriteti me EMC shpk, ne mund t'ju trajnojmë teknikët tuaj.    
Ky proçes do të kërkojë impenjim të shtuar por pa as më të voglin dyshim do të garantojë një rezultat të madh.

Vaji hidraulik është një nga komponentët me të rëndësishëm në sistemin hidraulik. Ai është thelbësisht i rëndësishëm në dizenjimin, në operimin dhe në mirëmbajtjen e makinerisë
Edhe sot e kësaj dite vaji hidraulik është shkaku i mbi 80% të defekteve që ndodhin në sistemet hidraulike.                            
Njohja e "sekreteve" të vajit hidraulik është një ndër elementët thelbësor të njohurive teorike të një tekniku të mirëmbajtjes.      
Njerëzit që nuk njohin rëndësinë e përbërësve të sistemeve hidraulike, nuk i kushtojnë vemendjen e duhur proçeseve të mirëmbajtjes.     
Kjo bën që të ballafaqohesh më herët seç duhet me nevojën për të shpenzuar shumë para për kthimin e asetit në funksion.

image025 image027

Nëse ju jeni jë kompani serioze dhe dëshironi të krijoni një mardhënie partneriteti me EMC shpk, ne mund t'ju trajnojmë teknikët tuaj.    
Ky proçes do të kërkojë impenjim të shtuar por pa as më të voglin dyshim do të garantojë një rezultat të madh.

Njohja e guarnicioneve hyn tek njohuritë themelore të teknikut të mirëmbajtjes.
Në momentin kur tekniku njeh mënyrën e përzgjedhjes së tyre, atëherë çdo proçes merr rëndësinë e vet.

Në botën e zhvilluar i është kushtuar rëndësi çdo detaji. Ndaj dhe rekomandimet që vijnë prej tyre duhen pranuar si të vërteta, pa më të voglin dyshim.
Anashkalimi i rekomandimeve teknike thjesht ju kushton para.

Shihni një shembull të llogaritjes së detajuar të bërë për rrjedhjen e vajit në sistemet hidraulike    

Rrjedhjet Leke ne nje turn (8 ore  Leke ne vit
Nje pike çdo 10 sekonda 340.68 88 236.12
Nje pike çdo 5 sekonda 681.36 176 472. 24
Nje pike çdo sekond 3565.16 923 376.44

 

image029

Eshtë e kuptueshme që trajnimi i teknikëve ju kursen para.
Përzgjedhja e guarnicionit të duhur, materiali, mënyrat e instalimit, etj janë pjesë e programit të trajnimit.

Nëse ju jeni jë kompani serioze dhe dëshironi të krijoni një mardhënie partneriteti me EMC shpk, ne mund t'ju trajnojmë teknikët tuaj.
Ky proçes do të kërkojë impenjim të shtuar por pa as më të voglin dyshim do të garantojë një rezultat të madh.    

Tubat hidraulik të pranishëm në çdo sistem hidraulik kanë një rëndësi të madhe.
Njohja e tubave hidraulik, llojet e tyre, mënyrat e inspektimit të tyre, mënyrat e instalimit etj janë njohuri të domosdoshme për teknikun e mirëmbajtjes.

Tubat hidraulik janë komponentë që dëmtohen dhe që duhen ndërruar kur ato nuk plotësojnë kushtet e duhura. 
Në standartin DIN 20066 përcaktohet kritere të qarta për zëvendësimin e tubave hidraulik.
Mos harroni asnjëherë që presioni i lartë i vajit hidraulik mund të përbëj rrezik për jetën ose shëndetin e operatorëve apo punonjësve të mirëmbajtjes.

Tekniku që është i trajnuar për tubat hidraulik nuk pranon çfardolloj tubi që i japin për t'a montuar. 
Për instalime të ndryshme ofrohen edhe tuba të llojeve të ndryshme. 
Ndaj dhe ai i shërben kompanisë në përzgjedhjen e materialit të duhur dhe në garantimin e efiçencës së shërbimit. 

  

Në programin e trajnimit të teknikëve të mesëm shpjegohen në detaj të dhënat mbi tubat hidraulik, ndërtimin e tyre, instalimin dhe shumë informacione të tjera të domosdoshme.
Çdo njohuri e shtuar e teknikëve të mesëm është direkt rritje e efiçencës dhe cilësisë në punë dhe kursim i parave. 

Nëse ju jeni jë kompani serioze dhe dëshironi të krijoni një mardhënie partneriteti me EMC shpk, ne mund t'ju trajnojmë teknikët tuaj.
Ky proçes do të kërkojë impenjim të shtuar por pa as më të voglin dyshim do të garantojë një rezultat të madh.
 

Pompat janë komponentët hidraulik që shndërrojnë fuqinë mekanike në fuqi hidraulike.

Tekniku duhet të ketë njohuri të mira në lidhje me ndërtimin e pompave, funksionimin e tyre, mënyrat e kontrollit, etj. 

Në programin e trajnimit jepen shpjegime të detajuara.

  

Motorët hidraulik shndërrojnë fuqinë hidraulike në fuqi mekanike. 

Teknikët e mesëm dhe të lartë duhet të kenë njohuri të mira në lidhje me ndërtimin, mënyrën e funksionimit, mënyrat e komandimit, etj të hidro-motorëve.

Në programin e trajnimit për hidromotorët jepen shpjegime të detajuara të këtyre elementëve.

   

Cilindrat hidraulik shndërrojnë fuqinë hidraulike në fuqi mekanike. 

Teknikët e mesëm dhe të lartë duhet të kenë njohuri të mira në lidhje me ndërtimin, mënyrën e funksionimit, mënyrat e komandimit, etj të cilindrave hidraulik.

Në programin e trajnimit për cilindrat hidraulik jepen shpjegime të detajuara të këtyre elementëve.

  

Valvolat janë komponentët hidraulik që kontrollojnë presionin, prurjen dhe drejtimin e rrjedhjes së vajit hidraulik. 

Për të realizuar shërbimet e mirëmbajtjes dhe të riparimit të sistemeve hidraulike është e domosdoshme të njihet ndërtimi i valvolave, mënyra e tyre e funksionimit dhe mënyra e komandimit. 

Në programin e trajnimit shpjegohen në mënyrë të detajuar këto element.

  

 

Në grupin e komponentëve hidraulik bëjnë pjesë edhe depozitat, filtrat, ftohësit e vajit, akumulatorët hidraulik, etj.

Në programin e trajnimit shpjegohen në mënyrë të detajuar këto komponentë. 

  

Çdo komponent hidraulik ka simbolin e tij. Kjo për faktin se nëpërmjet tyre ndërtohet skema hidraulike e një sistemi. 

Simbolet hidraulike përbëjnë në vetvete një gjuhë komunikimi. Me anë të kësaj gjuhe, prodhuesit e sistemit hidraulik flasin me teknikët e gjithë botës. 

Njohja e simboleve hidraulike është një domosdoshmëri për teknikun e mirëmbajtjes.

   

Në programin e trajnimit jepen shpjegime të hollësishme për çdo simbol dhe për mënyrën e leximit dhe interpretimit të tyre.

Me anë të skemës hidraulike, prodhuesi i sistemit hidraulik shpjegon se si funksionon makineria. 

Nëse nuk kupton mënyrën e funksionimit të sistemit hidraulik, nuk do të keni mundësi të identifikoni defektin.

Në programin e trajnimit për skemat hidraulike shpjegohen në mënyrë të detajuar ndërtimi i skemës hidraulike, leximi dhe interpretimi i saj.

     

Hidraulika ka ligjet e veta.

Eshtë domosdoshmëri njohja e tyre nga teknikët e mirëmbajtjes. Bazuar në këto ligje, janë ndërtuar komponentët hidraulik. Bazuar në këto ligje funksionon sistemi hidraulik.

Në programin e trajnimit shjegohen në hollësisht këto ligje.

    

Matja e presionit të vajit në pika të caktuara të sistemit hidraulik është një proçes zakonshëm që duhet të kryhet nga teknikët e mirëmbajtjes. Ky proçes ka rregullat e veta.

Në programet e trajnimit tregohen mënyrat për matjen e presionit në sistemet hidraulike.

    

Matja e prurjes të vajit në pika të caktuara të sistemit hidraulik është një proçes zakonshëm që duhet të kryhet nga teknikët e mirëmbajtjes. Ky proçes ka rregullat e veta.

Në programet e trajnimit tregohen mënyrat për matjen e prurjes në sistemet hidraulike.

    

Identifikimi i defekteve në sistemet hidraulike është një proçes llogjik. Kur ke njohuri mbi ligjet e hidraulikës, kur di të lexosh dhe të interpretosh skemat hidraulike, Ju duhet të ndiqni një itinerar të përcaktuar të veprimeve tuaja. 

Në programin e trajnimit jepet shpegime të hollësishme mbi rrugën që duhet të ndiqni për të identifikuar një defekt. 

    

Identifikimi i saktë i komponentëve hidraulik që duhen ndërruar është një proçes i rëndësishëm i punës së teknikut të mirëmbajtjes. Kur je i aftë të bësh identifikimin e saktë të komponentit apo pjesës së këmbimit që nevojitet, do të thotë që je efektiv dhe i vlefshëm.

Në programin e trajnimit tregohet në mënyrë të hollësishme se si duhet të veproni për të identifikuar saktë komponentët hidraulik ose pjesët e këmbimit të tyre.

     

Në librat e makinerive që janë prodhuar së fundmi, tregohen me detaje se si veprohet për të zmontuar një agregat apo një komponent të caktuar. Këto informacione janë të vështira për t'u siguruar sepse ju jepen vetëm përfaqësuesve zyrtar të prodhuesve. Megjithatë ka një rregull të përgjithshëm të cilin do t'a mësoni në programin e trajnimit.

Në librat e makinerive që janë prodhuar së fundmi, tregohen me detaje se si veprohet për të montuar një agregat apo një komponent të caktuar. Këto informacione janë të vështira për t'u siguruar sepse ju jepen vetëm përfaqësuesve zyrtar të prodhuesve. Megjithatë ka një rregull të përgjithshëm të cilin do t'a mësoni në programin e trajnimit.

Sistemet hidraulike janë nga më të ndryshmit. 

Hidraulika mobile, hidraulika industriale, etj paraqesin një mori zgjidhjesh.

Në programin e trajnimit do t'ju tregojmë në mënyrë të hollësishme llojet e sistemeve hidraulike dhe veçanëtitë e tyre.

  

Programi i trajnimit të teknikëve të mesëm është i ndërtuar me gjuhë të thjeshtë për t'u kuptuar.

Të gjithë materialet shpjeguese janë në gjuhën shqipe.

Për më tepër ju lutem kontaktoni EMC shpk.

Ne do të jemi të disponueshëm të bisedojmë me ju për të shkuar më tej në proçesin bashkëpunues.

image033

Nëse ju jeni jë kompani serioze dhe dëshironi të krijoni një mardhënie partneriteti me EMC shpk, ne mund t'ju trajnojmë teknikët tuaj.
Ky proçes do të kërkojë impenjim të shtuar por pa as më të voglin dyshim do të garantojë një rezultat të madh.

 

Misioni ynë

Misioni ynë është që të jemi një partner i denjë për t'ju shoqëruar në projektet tuaja të zhvillimit si dhe për t'u bërë pjesë e zgjidhjeve të problemeve të ndyshme teknike të impianteve, makinerive dhe pajisjeve tuaja të punës. Vlerat dhe parimet janë bazë e padiskutueshme në krijimin e mardhënieve bashkëpunuese me klientët tanë.