Zhvillimi i teknologjisë së prodhimit të makinerive dhe pajisjeve ka bërë që ato të jenë me performancë më të lartë dhe me kosto operimi më të ulëta.
Nisur nga ky fakt, pas një kohe të shkurtër, makineritë që do të jenë në dispozicion edhe në tregun e dorës së dytë (tregun e makinerive të përdorura) do të jenë pikërisht këto.

Sistemet hidraulike, të shoqëruara nga sistemet elektrike dhe elektronike janë dhe do të bëhen gjithnjë e më të pranishme në tregun e makinerive dhe mjeteve të punës.

Ndaj dhe për mirëmbajtjen dhe riparimin e tyre, është dhe do të jetë gjithnjë e më shumë e nevojshme t'i referohesh librave të tyre.

Dokumentacioni teknik i makinerive shkruhet në një gjuhë të kuptueshme nga Inxhinjerët ose teknikët shumë të zotë që kanë njohuri mbi sistemet hidraulike, elektrike dhe elektronike.
Për këtë arsye teknikët e lartë kanë të nevojshme të trajnohen në lidhje me hidraulikën e aplikuar.

Sot për identifikimin e defekteve të makinerive që operojnë me anë të sistemeve hidraulike, është e domosdoshme të marrin pjesë në proçes, dy figura profesionale:
1. Tekniku i lartë që njeh sistemet hidraulike
2. Tekniku i lartë që njeh sistemet elektrike dhe elektronike.

Ndaj EMC shpk ka përgatitur një program trajnimi të detajuar për teknikët e lartë për njohjen e hidraulikës së aplikuar dhe më vonë do të organizohet për përgatitjen e programeve të trajnimit për sistemet elektrike dhe elektronike.
Aktualisht EMC shpk ka kapacitetet e duhura për realizimin e këtyre programeve të trajnimit.
Jo vetëm kaq por EMC shpk mbështetet edhe tek partnerët e saj që janë kompani lider në tregun botëror.

Programi i trajnimit të teknikëve të lartë përmban:  

Programin e trajnimit të teknikëve të mesëm

Skemat hidraulike, leximi dhe interpretimi i tyre

Itinerari i identifikimit te defektit në sistemet hidraulike

Ligjet fizike të hidraulikës

Kontrolli i drejtimit të rrjedhjes së vajit

Kontrolli i presionit të vajit hidraulik

Kontrolli i prurjes së vajit hidraulik

Elementët llogjik në sistemet hidraulike

Valvolat proporcionale

Pompat dhe kontrolli i tyre

Sistemet Load Sensing

Motorët hidraulik dhe kontrolli i tyre

Transmesionet hidrostatike

Sistemet e drejtimit

Modelet e sistemeve hidraulike industriale

Sistemet hidraulike të programuara

Etj, etj

image035   

Nga trajnimet që EMC shpk kryen me teknikët e saj, kemi krijuar eksperiencën e duhur jo vetëm për të shpjeguar njohuritë në mënyrën më të thjeshtë të mundshme, por edhe kemi evidentuar nevojën për përgatitjen e programeve tjera.
EMC shpk i është përkushtuar tërësisht fushës së veprimtarisë së ofrimit të shërbimeve për kompanitë që punojnë.

Ne do të jemi parnerët tuaj më të mirë.

Nëse ju jeni jë kompani serioze dhe dëshironi të krijoni një mardhënie partneriteti me EMC shpk, ne mund t'ju trajnojmë teknikët tuaj.
Ky proçes do të kërkojë impenjim të shtuar por pa as më të voglin dyshim do të garantojë një rezultat të madh.    

Misioni ynë

Misioni ynë është që të jemi një partner i denjë për t'ju shoqëruar në projektet tuaja të zhvillimit si dhe për t'u bërë pjesë e zgjidhjeve të problemeve të ndyshme teknike të impianteve, makinerive dhe pajisjeve tuaja të punës. Vlerat dhe parimet janë bazë e padiskutueshme në krijimin e mardhënieve bashkëpunuese me klientët tanë.