EMC disponon aktualisht një ekip pune prej 28 personash.
Ky ekip përbëhet prej inxhinjerëve me eksperiencë të gjatë pune, inxhinjerësh të rinj, teknikësh të lartë, teknikësh të mesëm dhe teknikësh të ulët. Gjithashtu në përbërje të tij ka edhe punonjës që administrojnë proçesin si nga ana ekonomike ashtu edhe për organizimin e punës
Të gjithë punonjësit tanë janë të trajnuar në lidhje me sigurinë në punë. EMC çdo vit përditëson dokumentin e vlerësimit të rrezikur dhe mbi këtë bazë përditëson edhe skedat e trajnimit të punonjësve. Bazuar në një program vjetor të caktuar, ato i nënshtrohen trajnimit për tema të ndryshme.
Përveç kësaj për të gjithë punonjësit e saj EMC garanton në mënyrë të vazhdueshme pajisjet mbrojtëse dhe veshjet e duhura.
Punonjësit i nënshtrohen një programi vjetor të trajnimit në lidhje me profesionin.
EMC ka përgatitur një program të detajuar për trajnimin e teknikëve të lartë dhe të mesëm me qëllim rritjen e profesionalizmit.
Përkufizimi shkencor i specialistit kompetent është:
Një specialist mund të quhet kompetent në fushën e tij të veprimtarisë kur plotëson 3 kushte:
Mbi këtë bazë ne punojmë çdo ditë e më shumë për t'i bërë punonjësit tanë kompetent.
Përveç kësaj, EMC disponon edhe punonjës me eksperience të gjatë pune. Ato kanë ushtruar profesionin e tyre në sektorë të ndryshëm të industries. Eksperienca e tyre jo vetëm që ofron një shërbim cilësor në punët konkrete por edhe shërben si guidë për punonjësit e ri që rriten në kompaninë tonë.
Komunikimi i vazhdueshëm me punonjësit i bën ata të përqafojnë frymën e kompanisë dhe në këtë mënyrë të jenë produktiv në punën e tyre.