Menaxhimi i mirembajtjes

Menaxhimi i veprimtarisë së mirëmbajtjes është një ndër proçeset më të vështira.     
Kjo për faktin se në mirëmbajtje ju ballafaqoheni me një numër shumë të madh problemesh të cilat kërkojnë zgjidhje të ndryshme.    
Nga ana tjetër numri i materialeve që përdoren është jashtëzakonisht i madh.     
Për këto arsye, proçedurat e blerjeve, proçedurat e magazinimit, proçedurat financiare, proçedurat e kryerjes së shërbimeve, mënyra e organizimit të grupeve të punës, etj, etj janë të shumta dhe me karakteristika të ndryshme.
Vetëm organizimi i punës sipas një itinerari të caktuar ju lejon të keni situatën në kontroll.     
EMC disponon programin kompiuterik të menaxhimit të mirëmbajtjes të prodhuar nga një kompani amerikane.    
Ky program menaxhimi ka bërë të mundur të kemi një kontroll të mirë mbi blerjet e materialeve, mbi magazinimin e materialeve, mbi organizimin e grupeve të punës.    
Por jo vetëm kaq. Nëpërmjet tij ne kemi krijuar një bazë të dhënash fantastike për historikun e shërbimeve që kemi kryer dhe për historikun e çdo materiali që kemi përdorur.     
Vete funksionimi i piramidës së organizimit të kompanisë bëhet e mundur në mënyrë efiçente vetëm duke përdorur një program të tillë.    
 

image037


Për të krijuar një pikturë më të qartë për menaxhimin e mirëmbajtjes, EMC ka përgatitur një material më të zgjeruar për personat vendimmarës të kompanive.    
Nëse i kushtoni vëmendjen e duhur, do të ballafaqoheni me zgjidhjet e mundshme të problemeve tuaja të mirëmbajtjes.     

 

 

Misioni ynë

Misioni ynë është që të jemi një partner i denjë për t'ju shoqëruar në projektet tuaja të zhvillimit si dhe për t'u bërë pjesë e zgjidhjeve të problemeve të ndyshme teknike të impianteve, makinerive dhe pajisjeve tuaja të punës. Vlerat dhe parimet janë bazë e padiskutueshme në krijimin e mardhënieve bashkëpunuese me klientët tanë.