Infrastruktura dhe supestruktura

EMC e ka selinë qëndrore në autostradën Tiranë - Durrës, në zonën e Rashbullit në Durrës

Ofiçina jonë me sipërfaqe 1000 m² me lartësi 11 m është e pajisur me mjetet e duhura për të kryer shërbimet të ndryshme mirëmbajtje dhe riparimi edhe për mjetet me përmasa gabarite të mëdha.
Një gropë me gjatësi 13 m na jep mundësinë e kryerjes së punëve edhe nën mjetet me përmasa të mëdha. 
Me një hapësirë me sheshe rreth 2000 m² që rrethojnë ofiçinën tonë, na jep mundësinë edhe për kryerjen e shërbimeve të makinerive që tejkalojnë përmasat e ofiçinës.

Ambienti është i rrethuar dhe i survejuar me kamera. 

Në ofiçinë e EMC disponohen mjetet e duhuar për kryerjen e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe të riparimit të makierive të ndryshme, duke përfshirë në to që nga veglat më të thjeshta të punës e deri tek aparatura dhe pajisje të veçanta.
 

image011 image006 image015 image017

Kushtet e punës së punonjësve kanë marrë vemendjen e duhur.     
EMC ka në përdorim në ambientet e Portit të Durrësit një ofiçinë me sipërfaqe 300 m², në të cilën kryen shërbimet e mirëmbajtjes dhe të riparimit të makinerive dhe pajisjeve të kompanisë që i ofron shërbimet e mirëmbajtjes.    
E pajisur me mjetet e duhura, punonjësit tanë prej 5 vitesh kryejnë shërbimin e mirëmbajtjes dhe të riparimit të një numri të konsiderueshëm mjetesh.    
Mirëmbajtja e elektrovinçave portual, reachtackerave, fadromave, pirunëve ngrites, kompresorëve të çementos, grejferave, etj është aktiviteti i përditshëm i EMC në këtë ambient pune.

image019 image021 image023 image025

Për shërbimet që ofrohen në ambientet e klientëve, EMC disponon dy mjete të pajisura me veglat e duhura. Përveç veglave dhe pajisjeve bazë, në varësi të llojit të shërbimit, këto mjete mund të atrecohen edhe me pajisje të veçanta pune.

 

image027 image029

Misioni ynë

Misioni ynë është që të jemi një partner i denjë për t'ju shoqëruar në projektet tuaja të zhvillimit si dhe për t'u bërë pjesë e zgjidhjeve të problemeve të ndyshme teknike të impianteve, makinerive dhe pajisjeve tuaja të punës. Vlerat dhe parimet janë bazë e padiskutueshme në krijimin e mardhënieve bashkëpunuese me klientët tanë.