Nëse ju dispononi një ekip tuaj të mirëmbajtjes, ju i kryeni vetë një kategori të caktuar ndërhyrjesh.
Megjithatë, edhe në këto raste, për arsye të ndryshme ju do të keni nevojë për ndërhyrje të specializuara.
EMC ju ofron edhe këtë shërbim me korrektësinë dhe seriozitetin maksimal.
Jo vetëm kaq por në çdo kohë EMC mund t'a asistojë ekipin tuaj të mirëmbajtjes me rekomandime të vlefshme në lidhje me pjesët e këmbimit.
Defektet në sistemet hidraulike janë të llojeve të ndryshme. Për teknikët e patrajnuar është e vështirë të hyjnë në botën e hidraulikës.
Një ndër shkaqet kryesore të defekteve në sistemet hidraulike janë veprimet e gabuara të teknikëve të paspecializuar.
Nëse ju krijoni një bashkëpunim afatgjatë me EMC, atëherë edhe teknikët tuaj do të mund të trajnohen pranë EMC për sistemet elektro-hidraulike.
EMC disponon një program të detajuar për trajnimin e teknikëve të mesëm dhe për teknikët e lartë.
Nëse jeni të interesuar, na kontaktoni.