Shërbime të mirëmbajtjes preventive të programuar

Gjithkush e di që është më mirë të parandalosh defektin se sa ta riparosh atë. Mirëmbajtja preventive është projektuar pikërisht bazuar në këtë parim.

 LINDE MATERIAL HANDLING, për çdo makineri apo pajisje të prodhuar, rekomandon kryerjen e shërbimeve të mirëmbajtjes sipas një programi të caktuar. 

Për këtë arsye EMC, me shumë klientë të saj, ndjek pikërisht këtë program mirëmbajtje. Specialistët tanë janë të trajnuar për të realizuar me rigorozitet këto programe mirëmbajtje, ndërkohë që në magazinën tonë gjithnjë në kohën e duhur disponohen materialet e nevojshme. Në varësi të llojit dhe tipit të mjetit që dispononi ato kanë nevojë për mirëmbajtje çdo 500, 1000, 3000 orë pune. Programi i mirëmbajtjes për këto intervale është i detajuar. Duke përdorur vetëm pjesë këmbimi origjinale LINDE, cilësia e shërbimit tonë është e garantuar.

 

Të gjitha shërbimet e kryera në asetet tuaja, rregjistrohen në një program kompiuterik të veçantë, duke krijuar në këtë mënyrë një historik të detajuar të mirëmbajtjes. 

 

Me miratimin tuaj, ne mund të komunikojmë me Ju në mënyrë të vazhdueshme për të rregjistruar çdo 2 javë, orët e punës që kryen mjeti. Në këtë mënyrë ne jemi në gjendje t’ju informojmë paraprakisht për shërbimin që duhet të kryhet.

 

Mund të diskutojmë paraprakisht për llojet e shërbimeve që dëshironi të kryeni, kostot dhe detaje të tjera të mardhënies klient-furnitor. Në vijim mund të lidhim edhe një kontratë shërbimi me ju, ku janë të përcaktuara në detaj të drejtat dhe detyrimet e palëve. Pranë nesh ju mund të shihni modelin e kontratës e cila prej vitesh është funksionale me kompani shumë serioze.

Nëse jeni të interesuar për më shumë, ju lutem na kontaktoni.

Ne do të jemi gjithnjë të disponueshëm.

 

Misioni ynë

Misioni ynë është që të jemi një partner i denjë për t'ju shoqëruar në projektet tuaja të zhvillimit si dhe për t'u bërë pjesë e zgjidhjeve të problemeve të ndyshme teknike të impianteve, makinerive dhe pajisjeve tuaja të punës. Vlerat dhe parimet janë bazë e padiskutueshme në krijimin e mardhënieve bashkëpunuese me klientët tanë.