Riparime

Defektet në impiantet industriale, në makineritë  dhe pajisjet e punës janë nga më të ndryshmet. Riparimi kërkon një nivel të caktuar profesional si për eleminimin e defektit ashtu edhe për kryerjen e analizës së shkakut të defektit.

Në asetet industriale, sistemet operative janë sisteme hidraulike të komanduara nga sisteme të komplikuara elektrike dhe elektronike.

Njohja e ‘sekreteve’ të hidraulikës dhe të elektronikës është domosdoshmëri.

Teknikët e paspecializuar që ‘fusin duart’ në këto sisteme, pa patur njohuri të thella mbi fushën, përgjithësisht i dëmtojnë sistemet në vend që t’i riparojnë.

Identifikimi i defektit është një proçes llogjik. Si i tillë ai kërkon njohuri të mira teoriko-praktike.

EMC shpk ka kryer riparime të rëndësishme të aseteve që operojnë me sisteme hidro-elektronike, pasi ekipi i teknikëve përbëhet nga inxhinjerë dhe teknikë të trajnuar dhe me eksperience.

   

Ne në EMC dimë të lexojmë dhe të interpretojmë skemat hidraulike, dimë të lexojmë dhe të interpretojmë skemat elektrike, dimë të lexojmë dhe të interpretojmë komunikimet elektronike. Përveç kësaj kemi edhe suportin e partnerëve tanë ndërkombëtar.

Teknikët tanë përdorin pajisjet dhe proçedurat e duhura për të arritur sa më parë tek shkaku i defektit. 

        

Ne jemi të aftë të bisedojmë me Ju në terma konkret për ndërhyrjet që duhen kryer dhe për kostot e përafërta të riparimit.

Ndaj dhe Ju garantojmë një shërbim të kompletuar dhe cilësor.

Çdo shërbim riparimi që do të krkyhet mbi asetet tuaja do të rregjistrohet në sistemin tonë elektronik të menaxhimit të mirëmbajtjes, duke ju garantuar në çdo kohë historikun e mirëmbajtjes.

Nëse jeni të interesuar na kontaktoni.

Misioni ynë

Misioni ynë është që të jemi një partner i denjë për t'ju shoqëruar në projektet tuaja të zhvillimit si dhe për t'u bërë pjesë e zgjidhjeve të problemeve të ndyshme teknike të impianteve, makinerive dhe pajisjeve tuaja të punës. Vlerat dhe parimet janë bazë e padiskutueshme në krijimin e mardhënieve bashkëpunuese me klientët tanë.