Transpaletat LINDE të serisë T33 janë të projektuara për të kryer transporte veçanërisht të shpejta të ngarkesave me peshë të madhe. Dy motorët elektrik me fuqi 6.5 kW sejcili bëjnë të mundur që transpaleta të përshpejtojë lëvizjen në pak sekonda. Frenat efiçente të pajisura me sistem ABS realizojnë ndalimin e transpaletës gjithashtu në pak sekonda. Ekzistojnë edhe disa programe të ndryshme drejtimi që rregullojnë shpejtësinë, përshpejtimin dhe funksionin e frenit në bazë të drejtimit të lëvizjes së transpaletës. Pozicionimi i operatorit në mjet ka një pozicion të studiuar në mënyrë që ata të jenë të përqëndruar dhe të mirëfiksuar në transpaletën e shpejtë T33. Të gjithë elementët e kontrollit mund të personalizohen. Ketë transpaleta ngrenë dhe transportojnë ngarkesa me peshë deri në 3300 kg.

Transpaleta LINDE të serisë T33 ofrohet në modelin e mëposhtëm:

Modeli Kapaciteti ngritës Lartësia e ngritjes Voltazhi i baterisë/ Kapaciteti (5orë) Shpejtësia e lëvizjes me/pa ngarkesë 
T33R HP 3.3 (t) 115 (mm) 48 / 930 (V)/(Ah) 20 / 20 (km/h)

Aksesorët opsional

Sedilja e operatorit

Ofrohen versione të ndryshme sediljesh për operatorin e mjetit, nga ato te veshura me lëkurë e deri tek ato me ngrohje. 

Ngrohësit tek këmbët e operatorit

Në këto mjete mund të instalohet ngrohës elektrik tek këmbët e operatorit i cili mund të rregjistrohet sipas dëshirës.

Pirunë me përmasa të ndryshme

LINDE ofron pirunë me përmasa të ndryshme për këto transpaleta. Përmasat e pirunëve mund të jenë 570 x 2390 mm ose 570 x 3590 mm.

Mbrojtje nga i ftohëti

Transpaletat T33 mu8nd të ofrohen edhe me ospionin e funksionimit në temperatura të ulëta, deri në -35ᵒC. Gjithashtu mund të ofrohen edhe mjete me kabinë me ngrohje.

Mbrojtja nga era

LINDE ofron edhe mbrojtëse nga era që montohen në tre anët e operatorit (ngelet e hapur vetem ana nga janë pirunët).

Kontrolli i ndezjes së mjetit

Ndezja e mjetit mund të personalizohet. Në këtë mënyrë operatori mund të ndezë mjetin vetëm duke futur një kod PIN.