Transpaletat LINDE të serisë T20 R ngrenë dhe transportojnë ngarkesa të sistemuara mbi paletë në një distancë të madhe. Me këto mjete mund të bëhet edhe ngarkimi dhe shkarkimi i kamionëve me një shpejtësi të konsiderueshme. Falë motorit të fuqishëm elektrik tre-fazor dhe sistemit të drejtimit servo-elektrik, këto mjete garantojnë proçese të shpejta dhe preçize. Në këto transpaleta operatori mund të rregullojë pozicionin e sediljes sipas përmasave të tij. Operatori mund të komandojë mjetin pa sforco fizike dhe mund të ndërrojë me shpejtësi drejtimin e lëvizjes së mjetit duke përdorur dopio-pedalet LINDE. Pozicioni i sediljes së operatorit është shumë i rëndësishëm për transportin e rregullt të ngarkesave. Për këtë arsye pozicioni i ulur i operatorit është në një kënd të drejtë me drejtimin e lëvizjes. Në këtë mënyrë operatori ka një kënd shumë të gjerë shikimi gjatë kryerjes së operacioneve të punës. Transpaletat e serisë T20 R mund të ngrenë dhe transportojnë ngarkesa me peshë deri në 2000 kg.

Transpaletat LINDE të serisë T20 R ofrohen në modelin e mëposhtëm:

Modeli Kapaciteti ngritës Lartësia e ngritjes Voltazhi i baterisë/ Kapaciteti (5orë) Shpejtësia e lëvizjes me/pa ngarkesë 
T20R 2.0 (t) 115 (mm) 24 / 345/375 ë23/205ç (V)/(Ah) 10 / 12 (km/h)

Aksesorët opsional

Rrotat me materiale të ndryshme

Transpaletat e serisë T20 R mund të prodhohen me rrota të lëvizjes me material gome ose polyurethane. Rrotat me gomë ose me polyurethane janë të qeta, shumë rezistente dhe kanë cilësi shumë të mira për lëvizjen. Gjithashtu ofrohen edhe transpaleta me rrota për lëvizje në terrene të lagura. 

Mjete me një pedale

Keto transpaleta mund të ofrohen edhe me një pedale për lëvizjen para- mbrapa, duke i shtuar një çelës të ndryshimit të drejtimit të lëvizjes.

Pirunë me përmasa të ndryshme

Transpaletat e serisë T20 R mund të prodhohen me pirunë me përmasa të ndryshme, përsa i përket gjatësisë dhe gjerësisë së tyre.