Transpaletat LINDE të serive T20 - T25 SR janë të përshtatshëm për përpunimin e ngarkesave në një distancë mesatare dhe kur hapësirat e lëvizjes janë të ngushta. Këto pajisje janë ideale për ngarkimin dhe shkarkimin e kamionëve dhe për stokimin e materialeve në hapësira të vogla, falë përmasave të saj prej vetëm 790 mm të gjera (më të ngushta se një europallet). Ndërkohë që shpejtësia e lëvizjes prej 12 km/orë e bën këtë mjet shumë të favorshëm për të ulur kohët e ngarkimit apo të shkarkimit të mallrave nga kamionët. Falë sistemit të kompensimit të nivelit këto mjete arrijnë performancë maksimale edhe kur terreni i punës nuk është i niveluar mirë. Operatori i mjetit ka një kontroll të mirë të lëvizjes falë pozicionit anësor të sediljes.

Aksesorët opsional

Mbajtësi i lexuesit të barkodeve

Në këto mjete mund të ofrohet opsioni i mbajtëses së lexuesit të barkodit. Në këtë mënyrë pajisja ka vendin e vet duke qenë kështu me e aksesueshme dhe me e sigurtë.

Rrjetë për mbrojtjen e ngarkesës

Mund të furnizohet një rrjetë për mbrojtjen e ngarkesave. Rrjeta është me lartësi 1115 mm ose me lartësi 1875 mm dhe nuk lejon rrëshqitjen e ngarkesës kur ngrihet dhe transportohet. 

Kompensuesit e nivelit

Transpaletat LINDE të serive T20 - T25 SR mund të pajisen me një sistem që kompenson nivelin jo të mirë të terrenit në të cilin lëviz mjeti me ngarkesë. Ky sistem bën të mundur që rrotat të qëndrojnë gjithmonë në kontakt të mirë me terrenin ndaj dhe të rrisin stabilitetin e mjetit në çfarëdo situate.

Zvogëluesi i shpejtësisë kur pirunët janë të ulur

Këto mjete mund të pajisen me sistem të zvogëlimit automatik të shpejtësisë kur pirunët e ti janë të ulur.