Transpaletat LINDE të serisë T16 L të pajisura edhe mekanizmin për ngritjen e ngarkesës deri në 675 mm thjeshtojnë shumë punën në rastet e përzgjedhjes së rastësishme të ngarkesave të porositura. Me anë të këtyre pajisjeve operatori mund t'a ngrejë ngarkesën në lartësi komode duke e bërë më të thjeshtë sistemimin ose marrjen e mallrave nga raftet. Struktura prej çeliku e këtyre transpaletave është shumë e fortë gjë që bën që mjeti të jetë rezistent ndaj dëmtimeve dhe ndaj përdorimit të vazhdueshëm. Shasia e ulët e këtyre transpaletave garanton sigurinë e këmbëve të operatorit. Motori elektrik tre-fazor i këtyre mjeteve është i fuqishëm dhe garanton një përshpejtim të mirë të mjetit edhe kur ai është i ngarkuar me ngarkesën maksimale prej 1600 kg. Përsa i përket ngritjes së ngarkesave në lartësinë deri në 675 mm ngarkesa maksimale duhet të jetë jo më shumë se 800 kg.

Transpaletat LINDE të serisë T16 L ofrohen në modelin e mëposhtëm:

Modeli Kapaciteti ngritës Lartësia e ngritjes Voltazhi i baterisë/ Kapaciteti (5orë) Shpejtësia e lëvizjes me/pa ngarkesë 
T16L ION 1.6 (t) 675 (mm) 24 / 205 (V)/(Ah) 6 / 6 (km/h)

Aksesorët opsional

Sinjali akustik

Sinjali akustik opsional dëgjohet në një mënyrë të ndryshme nga boritë standarte. Kjo për ambientet ku zhurma është më e madhe se normalisht.

Karikuesi i baterisë i integruar

Karikuesi opsional, i integruar i baterisë rrit fleksibilitetin e përdorimit të mjetit. Me anë të këtyre karikuesve, transpaletat janë shumë më efektive.

Mbrojtësi nga i ftohti

Transpaletat e këtij versioni mund të përdoren në ambientet ku temperatura shkon deri në -35ᵒC

Bateritë Li-ION

Transpaletat LINDE të serisë T16 L mund të pajisen edhe me bateri Li-ION të cilat i bëjnë ato shumë më efiçente në punë.