Transpaletat LINDE të serive T14 S, T20 - T25 S/SF kanë një telaio veçanërisht të ngushtë, pak më të gjerë se një paletë. Përmasat e reduktuara të strukturës së transpaletës së bashku me një servotimon elektrik bëjnë që këto mjete të jenë shumë të manovrueshme. Eshtë e mundur të rriten kapacitete e menaxhimit edhe në hapësirat më të ngushta. Ndërtimi i platformës luan një rrol shumë të rëndësishëm. Platforma është tërësisht e shkëputur nga telaio ndaj dhe thith të gjitha vibrimet që mund të lindin nga përdorimi i këtyre transpaletave në terrenet me sipërfaqe të parregullt. Pozicioni i ngritur i bën operacionet më të sigurta. Nga pozicioni i tij operatori mund të shohë majat e pirunëve të transpaletës duke e bërë kështu më të thjeshtë pozicionimin e saj për kapjen e paletës. Transpaletat LINDE të serive T14 S, T20 - T25 S/SF kanë kapacitet ngritës maksimal prej 1400 kg, 2000 kg ose 2500 kg në varësi të modelit.

Transpaletat LINDE të serive T14 S, T20 - T25 S/SF ofrohen në modelin e mëposhtëm:

Modeli Kapaciteti ngritës Lartësia e ngritjes  Voltazhi i baterisë/ Kapaciteti (5orë) Shpejtësia e lëvizjes me/pa ngarkesë 
T14S 1.4 (t) 115 (mm) 24 / 345/375 [23/205] (V)/(Ah) 8 / 10 (km/h)
T20S 2.0 (t) 115 (mm) 24 / 345/375 [23/205] (V)/(Ah) 10 / 12 (km/h)
T20SF 2.0 (t) 115 (mm) 24 / 345/375 [23/205] (V)/(Ah) 10 / 12 (km/h)
T25S 2.5 (t) 115 (mm) 24 / 345/375 [23/205] (V)/(Ah) 10 / 12 (km/h)
T25SF 2.5 (t) 115 (mm) 24 / 345/375 [23/205] (V)/(Ah) 10 / 12 (km/h)

Aksesorët opsional

Komponentë suporti në pozicion anësor-majtas

Pajisje të punës (terminale, skaner, blloqe letre) etj mund të sistemohen në komponentët e suportit për të patur një menaxhim më të mirë të hapësirës së punës dhe të veprimeve gjatë proçesit të punës.

Suport mbajtës për shënimet 

Gjithmonë duhet patur vëmendje në punë. Kur udhëzimet apo shënimet që mbahen gjatë proçesit të punës janë më të dukshme, atëherë edhe proçesi i përzgjedhjes dhe i transportit të ngarkesave bëhet më i thjeshtë dhe më produktiv.

Menaxhimi i flotës së mjeteve 

Linde ofron një sistem menaxhimi të flotës së mjeteve që operojnë në një ambient të caktuar pune. Ky sistem është i përkryer për të analizuar përdorimin e mjeteve ngritëse dhe transportuese me qëllim optimizimin e përdorimit të tyre dhe të asistencës.

Kompensuesit e nivelit

Transpaletat LINDE të serive T14 S, T20 - T25 S/SF mund të pajisen me një sistem që kompenson nivelin jo të mirë të terrenit në të cilin lëviz mjeti me ngarkesë. Ky sistem bën të mundur që rrotat të qëndrojnë gjithmonë në kontakt të mirë me terrenin ndaj dhe të rrisin stabilitetin e mjetit në çfarëdo situate.

Dritë ndriçuese paralajmëruese e rrezikut

Kjo dritë që montohet në dorezën e djathtë të këtyre transpaletave paralajmëron këmbësorët ose mjetet e tjera për praninë e saj në atë trajektore.

Përdorim i personalizuar

Me anë të këtyre pajisjeve mund të identifikohet operatori përdorues. Transpaleta nuk ndizet dhe nuk funksionon nëse operatori i autorizuar nuk digiton një kod PIN ose nuk përdor një kartë RFID që i identifikon ata.