Aksesorët opsional
Rrotat me materiale të ndryshme
Transpaletat LINDE të serive T30 mund të prodhohen me rrota të lëvizjes me materiale të ndryshme. Rrotat mund të prodhohen me material: polyurethane, gomë që nuk lë gjurmë gjatë lëvizjes si dhe me material për lëvizjet në ambientet me lagështirë.
Ndërrimi anash i baterisë
Bateria e mjetit është e vendosur mbi disa rrula për të bërë të thjeshtë rrëshqitjen e saj anash me qëllim ndërrimin e saj. Kur operohet me 2 ose më shumë turne pune, nëse në mjetin tuaj ka bateri me acid, atëherë do të jetë e nevojshme të keni një bateri rezervë për ta ndërruar.
Suport mbajtës për baterinë
Suporti i baterive mund të mbajë deri në 2 bateri. Kjo pajisje ndihmon në proçesin e ndërrimit të shpejtë të baterisë kur transpaleta përdoret për dy ose më shumë turne pune pa pushim.
Menaxhimi i flotës së mjeteve
Linde ofron një sistem menaxhimi të flotës së mjeteve që operojnë në një ambient të caktuar pune. Ky sistem është i përkryer për të analizuar përdorimin e mjeteve ngritëse dhe transportuese me qëllim optimizimin e përdorimit të tyre dhe të asistencës.
Pirunë me përmasa të ndryshme
Transpaletat e serisë T30 mund të prodhohen me pirunë me përmasa të ndryshme, përsa i përket gjatësisë dhe gjerësisë së tyre.
Suport mbajtës për shënimet
Gjithmonë duhet patur vëmendje në punë. Kur udhëzimet apo shënimet që mbahen gjatë proçesit të punës janë më të dukshme, atëherë edhe proçesi i përzgjedhjes dhe i transportit të ngarkesave bëhet më i thjeshtë dhe më produktiv.
Mbrojtëse nga i ftohti
Transpaletat e këtij versioni mund të përdoren në ambientet ku temperatura shkon deri në -35ᵒC