Aksesorët opsional
Mbajtësi i lexuesit të barkodeve
Në këto mjete mund të ofrohet opsioni i mbajtëses së lexuesit të barkodit. Në këtë mënyrë pajisja ka vendin e vet duke qenë kështu me e aksesueshme dhe me e sigurtë.
Rrjetë për mbrojtjen e ngarkesës
Mund të furnizohet një rrjetë për mbrojtjen e ngarkesave. Rrjeta është me lartësi 1115 mm ose me lartësi 1875 mm dhe nuk lejon rrëshqitjen e ngarkesës kur ngrihet dhe transportohet.
Kompensuesit e nivelit
Transpaletat LINDE të serive T20 - T25 SR mund të pajisen me një sistem që kompenson nivelin jo të mirë të terrenit në të cilin lëviz mjeti me ngarkesë. Ky sistem bën të mundur që rrotat të qëndrojnë gjithmonë në kontakt të mirë me terrenin ndaj dhe të rrisin stabilitetin e mjetit në çfarëdo situate.
Zvogëluesi i shpejtësisë kur pirunët janë të ulur
Këto mjete mund të pajisen me sistem të zvogëlimit automatik të shpejtësisë kur pirunët e ti janë të ulur.