Aksesorët opsional
Rrotat me materiale të ndryshme
Transpaletat LINDE të serive T20 - T25 R mund të prodhohen me rrota të lëvizjes me materiale të ndryshme. Rrotat mund të prodhohen me material: polyurethane, gomë të fortë si dhe me material për lëvizjet në ambientet me lagështirë.
Sediljet me lëkurë dhe me ngrohje
Sedilet prej lëkure dhe me ngrohje rrisin komoditetin e punës së operatorit në sezonin e dimrit ose në ambientet frigoriferike.
Rrjetë për mbrojtjen e ngarkesës
Mund të furnizohet një rrjetë për mbrojtjen e ngarkesave. Rrjeta është ,e lartësi 1115 mm ose me lartësi 1875 mm dhe nuk lejon rrëshqitjen e ngarkesës kur ajo ngrihet dhe transportohet.
Kompensuesit e nivelit
Transpaletat LINDE të serive T20 - T25 R mund të pajisen me një sistem që kompenson nivelin kur ato lëvizin në terrene të parregullta. Ky sistem bën të mundur që rrotat të qëndrojnë gjithmonë në kontakt të mirë me terrenin ndaj dhe të rrisin stabilitetin e mjetit në çfarëdo situate.
Pasqyrë panoramike
Transpaletat LINDE të serive T20 - T25 R mund të pajisen me një pasqyrë e cila i bën të mundur operatorit të ketë pamje edhe në pikat e errëta. Në këtë mënyrë operatori ka një fushëpamje 360ᵒ.
Sportel anësor për ndërrimin e baterisë
Transpaletat LINDE të serive T20 - T25 R mund të pajisen me një sportel anësor për të bërë të mundur ndërrimin e shpejtë të baterisë. Ky version është shumë i vlefshëm nëse mjeti punon me dy ose më shumë turne. Sporteli anësor lehtësoh ndërrimin e baterisë dhe shkurton maksimalisht kohët e këtij proçesi.