Transpaletat LINDE të serive T20 - T25 AP/SP ofrohen në modelin e mëposhtëm:
Modeli | Kapaciteti ngritës | Lartësia e ngritjes | Voltazhi i baterisë/ Kapaciteti (5orë) | Shpejtësia e lëvizjes me/pa ngarkesë |
---|---|---|---|---|
T20AP | 2.0 (t) | 125 (mm) | 24 / 250 (V)/(Ah) | 10 / 10 (km/h) |
T20SP | 2.0 (t) | 125 (mm) | 24 / 250 (V)/(Ah) | 12 / 12 (km/h) |
T25AP | 2.5 (t) | 125 (mm) | 24 / 250 (V)/(Ah) | 10 / 10 (km/h) |
T25SP | 2.5 (t) | 125 (mm) | 24 / 250 (V)/(Ah) | 12 / 12 (km/h) |
Aksesorët opsional
Rrotat me materiale të ndryshme
Transpaletat LINDE të serive T20 - T25 AP/SP mund të prodhohen me rrota të lëvizjes me materiale të ndryshme. Rrotat mund të prodhohen me material: polyurethane, gomë që nuk lë gjurmë gjatë lëvizjes si dhe me material për lëvizjet në ambientet me lagështirë.
Suport mbajtës për baterinë
Suporti i baterive mund të mbajë deri në 2 bateri. Kjo pajisje ndihmon në proçesin e ndërrimit të shpejtë të baterisë kur transpaleta përdoret për dy ose më shumë turne pune pa pushim.
Sistemet mbajtëse
Nëse gjatë proçedurave të punës operatorit i nevojitet të ketë me vete pajisje ndihmëse për punë (llampë dore, shënjues çmimesh, etj) atëherë kjo bëhet e mundur me anë të sistemeve mbajtëse
Pirunë me përmasa të ndryshme
Transpaletat e serisë T20 - T25 AP/SP mund të prodhohen me pirunë me përmasa të ndryshme, përsa i përket gjatësisë dhe gjerësisë së tyre.
Mbrojtëse nga i ftohti
Transpaletat e këtij versioni mund të përdoren në ambientet ku temperatura shkon deri në -35ᵒC
Rrotat e ngarkesës
Rrulat e ngarkesës tek apo dopio ofrohen edhe prej polyurethane. Kur rrulat e ngarkesës janë të prodhuar me polyurethane, lëvizja është e qetë dhe nuk lë gjurmë në dyshemetë me ngjyrë të hapur. Keto rrula janë të fortë dhe kanë aftësi shumë të mira në kthim.
Përdorim i personalizuar
Me anë të këtyre pajisjeve mund të identifikohet operatori përdorues. Transpaleta nuk ndizet dhe nuk funksionon nëse operatori i autorizuar nuk digiton një kod PIN ose nuk përdor një kartë RFID që i identifikon ata.