Transpaletat LINDE të serisë T16 P dhe T20 P janë mjete për përpunimin e shpejtë të ngarkesave në distanca të shkurtra dhe në distanca të mesme. Motori i këtij mjeti i përgjigjet komandave në një kohë shumë të shpejtë dhe arrin pothuajse menjëherë shpejtësinë maksimale. Motori elektrik është me fuqi 1.2 KW dhe bën të mundur levizjen e mjetit me shpejtësi 6 km/orë si pa ngarkesë ashtu edhe me ngarkesë. Rrotat e mbajtjes së ngarkesës janë dopio dhe garantojnë një lëvizje të mirë edhe në terrenet e parregullta. Teknikët e mirëmbajtjes mund të konfigurojnë parametrat operativ me qëllim që t'i bëjnë këto transpaleta akoma më efektive. Nëse është e nevoshme, operatori i mjetit mund të ngrejë pedalen duke e shnërruar transpaletën në një mjet që përdoret në këmbë. Modeli T16 P mund të ngrejë dhe të transportojë ngarkesa me peshë deri në 1600 kg, ndërsa transpaletat T20 P mund të mgrenë dhe transportojnë ngarkesa me peshë deri në 2000 kg.
Aksesorët opsional
Pirunë me përmasa të ndryshme
Transpaletat e serive T16 P dhe T20 P mund të prodhohen me pirunë me përmasa të ndryshme, përsa i përket gjatësisë dhe gjerësisë së tyre.
Rrotat me material Polyurethane
Transpaletat e serive T16 P dhe T20 P mund të prodhohen me rrota të lëvizjes dhe rrota të ngarkesës me material polyurethane. Rrotat me polyurethane janë të qeta, shumë rezistente dhe kanë cilësi shumë të mira për lëvizjen. Ato nuk lenë gjurmë të trajektoreve lëvizëse gjatë operimin.
Kufizueset anësore
Kufizueset anësore mund të përkulen lehtësisht dhe i japin më shumë siguri për operatorin sidomos gjatë lëvizjes në kthesa ose në terrene të parregullta.