Transpaleta elektrike LINDE e serisë MT15 që ka një strukturë kompakte. Ajo mund të merret me vete në kamionët e transportimit të ngarkesave sepse është shumë e manovrushme sidomos në hapësirat e ngushta. Operatori i transpaletës nuk duhet të shpenzojë shumë energji për përpunimin e ngarkesave pasi këto transpaleta janë të pajisura me motorë të fuqishëm elektrik. Komandimi i këtyre transpaletave është i thjeshtë dhe mund të realizohet edhe me një dorë, falë çelësave që ajo ka në dorezë. Timoni i komandimit është i gjatë, ndaj dhe ofron siguri gjatë përdorimit. Këto pajisje kanë frena elektro-magnetike të cilat zvogëlojnë shpejtësinë e lëvizjes kur çelësi "flutur" i komandimit të lëvizjes, lëshohet. Struktura e telaios së transpaletave LINDE të serisë MT15 është e ulët, ndaj dhe nuk lejon që këmbët e operatorit të hyjnë poshtë pajisjes. Motori elektrik është i mbrojtur nga një veshje metalike për të eleminuar mundësinë e dëmtimit të tij si rezultat i goditjeve. Transpaletat LINDE të serisë MT15 mund të ngrenë dhe transportojnë ngarkesa me peshë deri në 1500 kg.
Transpaletat LINDE të serisë MT15 ofrohet në modelin e mëposhtëm:
Modeli | Kapaciteti ngritës | Lartësia e ngritjes |
---|---|---|
MT15 | 1.5 (t) | 110 (mm) |
Versionet me piruna të ndryshëm
Transpaletat LINDE të serisë MT15 mund të ofrohen me pirunë me gjatësi dhe gjerësi të ndryshme. Përmasat e pirunëve opsional janë: Gjatësitë 800, 1000, 1220, 1800, dhe 2000 mm. Gjerësitë 520 dhe 680 mm.
Rrotat dhe rrulat
Transpaletat LINDE të serisë MT15 mund të ofrohen edhe me rrota dhe rrula me materiale gome të cilat absorbojnë mirë goditjet që lindin gjatë lëvizjes. Gjithashtu mund të ofrohen edhe transpaleta me një rrotë drejtuese me material polyurethane. Ky material është i qetë në lëvizje, me fortësi të lartë dhe me cilësi shumë të mira përsa i përket rrotullueshmërisë.