Transpaletat LINDE të serisë MT12 kanë një dizenjo veçanërisht kompakte ndaj dhe janë shumë të thjeshta në përdorim, sidomos në hapësira të ngushta. Këto transpaleta garantojnë një lëvizje të shpejtë sidomos në kompanitë që bëjnë tregëti me pakicë. Ato janë të manovrueshme në korridoret e ngushta të magazinave dhe në zonat e prodhimit. Transpaleta është e pajisur me një bateri me jone të litiumit (Li-ION) e cila mund të ndërrohet në mënyrë shumë të thjeshtë. Bateritë karikohen nga pajisja përkatëse e integruar e cila lidhet me rrjetin elektrik me anë të një kablli të thjeshtë standart. Këto transpaleta janë të pajisura me një fren parkimi të cilat garantojnë moslëvizjen e padëshiruar të ngarkesës. Transpaletat LINDE të serisë MT12 kanë një telaio shumë të fortë dhe pirunë me material të riforcuar. Ato mund të transportojnë ngarkesa me peshë deri në 1200 kg.

Transpaletat LINDE të serisë MT12 ofrohet në modelin e mëposhtëm: 

Modeli Kapaciteti ngritës Lartësia e ngritjes
MT12 1.2 (t) 110 (mm)

Aksesorë opsional

Rrjetë mbrojtëse

Për transpaletat LINDE të serisë MT12 mund të ofrohen rrjeta mbrojtëse me lartësi 1220 ose 1520 mm të cilat pengojnë rrëshqitjen e ngarkesës.

Bateria

Për transpaletat LINDE të serisë MT12 mund të ofrohen me bateri të madhe 26 Ah Li-ION e cila lejon përdorimin për një kohë të gjatë pa u karikuar.