Transpaletat LINDE të tipit M25 Scale+ ofrohen në modelet e mëposhtëme:
Modeli | Kapaciteti ngritës | Lartësia e ngritjes |
---|---|---|
M25 Scale+ | 2.5 (t) | 115 (mm) |
M25 Scale+ Inox | 2.5 (t) | 115 (mm) |
Versioni me material INOX
Transpaletat LINDE të serisë M25 Scale+ mund të ofrohen edhe me material inox. Këto transpaleta janë ideale për të operuar në ambiente ku kërkohet higjenë e madhe.
Rrotat
Transpaletat LINDE të serisë M25 Scale+ mund të ofrohen edhe me rrota të prodhuara me material polyurethane. Ky material është i qetë në lëvizje, me fortësi të lartë dhe me cilësi shumë të mira përsa i përket rrotullueshmërisë.
Karta memorie SD dhe Printeri
Përdoruesit e transpaletave të serisë LINDE M25 Scale+ mund të ruajnë rezultatet e peshave të matura gjatë punës në një skedë memorie Sd card. Nga kjo kartë të dhënat mund të transferohen në kompiuter dhe mund të përpunohen më tej sipas interesit të përdoruesit. Gjithashtu operatori mund të printojë direkt të dhënat e peshës me anë të printerit që ofrohet nga LINDE.